Këshilli Ndërfetar reagon për protestat: Qytetarët të dëgjohen, dhuna të mos justifikohet

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë apel për paqe dhe dialog: Shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen, institucionet të japin përgjigje.

Admin
Admin

Këshilli Ndërfetar reagon për protestat: Qytetarët të dëgjohen, dhuna të mos justifikohet
Text

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë u ka bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të zgjedhin dialogun, të respektojnë ligjin dhe të shmangin përshkallëzimin e konflikteve. Në një deklaratë publike, përfaqësuesit e komuniteteve fetare theksojnë se shqetësimet e qytetarëve dhe të studentëve duhet të dëgjohen me seriozitet, ndërsa institucionet duhet të japin përgjigje konkrete dhe transparente.

Në deklaratën me mesazhin “Apel për paqe, drejtësi, përgjegjësi dhe dialog kombëtar”, Këshilli nënvizon se e drejta për protestë paqësore është një vlerë themelore demokratike, por dënon dhunën, shkatërrimin e pronës dhe cenimin e të drejtave të të tjerëve.

Sipas Këshillit, pakënaqësitë nuk mund të justifikojnë veprime që dëmtojnë qytetarët, bizneset apo institucionet. Në deklaratë theksohet se dëmtimi i një biznesi familjar prek drejtpërdrejt jetesën e një familjeje, ndërsa cenimi i institucioneve arsimore dëmton të drejtën për dije dhe siguri.

Këshilli Ndërfetar shpreh gjithashtu shqetësimin për mosrespektimin e përfaqësive diplomatike dhe simboleve të tyre, duke e lidhur respektimin e tyre me parimet e bashkëjetesës dhe të respektit të ndërsjellë.

“Më pak përplasje dhe më shumë përgjegjësi”

Në mesazhin e tyre, përfaqësuesit fetarë vlerësojnë se Shqipëria ka nevojë për më shumë dëgjim dhe dialog, si dhe për më pak akuza dhe ndarje. Ata u bëjnë thirrje palëve që të mos e shohin njëra-tjetrën si armike, por si pjesë të së njëjtës shoqëri, me të drejta dhe përgjegjësi të përbashkëta.

Sipas deklaratës, paqja nuk nënkupton heshtje përballë padrejtësisë, drejtësia nuk mund të ndërtohet përmes dhunës dhe autoriteti duhet të ushtrohet me përgjegjësi.

Këshilli u kërkon qytetarëve të shprehin shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore dhe institucioneve të garantojnë drejtësinë, transparencën dhe respektimin e ligjit.

Në përfundim, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë u bën thirrje të gjitha palëve që të vendosin të mirën e përbashkët, sigurinë e qytetarëve dhe paqen shoqërore mbi interesat e ngushta, duke zgjedhur dialogun në vend të [email protected]

1 min read

Comments

Loading comments…