
Populli dhe banda me uniformë
Neritaj Sejamini
Sa herë që shihemi në kryqëzimin e rrugës, përshëndetemi me një lëvizje të lehtë të kokës.

"POLICI"
Sa herë që shihemi në kryqëzimin e rrugës, përshëndetemi me një lëvizje të lehtë të kokës.
Por ate dite binte shi.
Unë, ecja i kënaqur nën pikat e tij, të cilat, me atë pafajësinë e tyre të zakonshme, binin mbi asfaltin e thate. Ndalova te kryqëzimi dhe prita që semafori të bëhej i gjelbër.
Mirëmëngjes! më tha polici.
Mirëmëngjes!
Po ti, pse pa çadër?
Na mori malli për shiun, - iu përgjigja duke ngritur supet si per ti shfaqesuar.
Polici heshti një çast. Ndoshta nuk i kishte shkuar ndër mend se njeriu mund të kishte mall edhe për shiun.
Po ti, i thashë, duke bere me koke - e ke pelerinën. A të mban?
Jo, mer vlla- u pergjigj, Jam qullur. Ujë jashtë, ujë brenda. E kanë bërë me një gomë të keqe.
E vështrova.

Uniforma i ishte vjetruar. Kapelja po ashtu
Po ju, sa herë merrni uniforma? e pyeta.
Polici buzëqeshi dhe tundi koken
Lëre, mos e nga, Kur na i japin, edhe ato janë të tilla që u del boja pas një të larë.
Sytë më shkuan te këpucët.
Ai e kuptoi.
Read also:
Ju mundiEdhe këpucët i blej vetë, kur kam mundësi. Se këto janë ibret. Fusin ujë.
Po si ia bën?
Ç'të bëj? Kam dy fëmijë në shkollë. Duhet të punoj. Përndryshe, do të ikja me vrap.
E vështrova per here te pare me kujdes.. Ishte i imët në fytyrë, me lëkurë të rrudhur dhe me pamjen e një njeriu që nuk e kishte tepruar kurrë me të ngrënët. Në dorë mbante tabelën me të cilën ndalte makinat dhe u jepte leje njerëzve të kalonin rrugën.
Mendova se ky njeri, i cili duhej të përfaqësonte shtetin, nuk kishte mundur të siguronte as një palë këpucë që të mos i fusnin ujë.
Hajde plako kalo - më tha polici, duke më bërë shenjë me dorë.

Semafori ishte bërë i gjelbër. Makinat ndaluan. Unë kalova në anën tjetër të rrugës dhe e përshëndeta me dorë.
Ai mbeti atje, në shi, me uniformën e vjetër, kapelën pa ngjyrë dhe këpucët që fusnin ujë.
Parmbreme , ndërsa shikoja pamjet ne televisor te policeve ne bulevard m'u kujtua polici im i kryqëzimit. Ku ishte valle keto net?
Nderkohe I perhumbur ne ekran pashë një polic të hollë, me skafandër në dorë, që rrinte pranë një kioske prej së cilës dilte një tym i zi. Ai zgjati dorën, paksa i mëdyshur, për të marrë një Molto.
Nuk e di pse ajo pamje më la një përshtypje kaq të fortë.
Ndoshta sepse kishte diçka thellësisht njerëzore në atë gjest të vogël. Njeriu që duhej të ruante rendin, të mbante përgjegjësi dhe të përfaqësonte autoritetin, po zgjaste dorën për një pako Molto.
E pashë me dhimbje dhe m'u duk sikur pashë përsëri Policin e kryqezimit, me këpucët që fusnin ujë dhe me dy fëmijët në shkollë.
Dy policë. E njëjta varfëri, e veshur me uniformë.
Dhe, mbi të gjitha, i njëjti shtet, që kërkon prej tyre të mbajnë dinjitetin me kepucet plot uje dhe te uritur per nje Molto.
Cfare trishtimi, Nuk është pak të kërkosh prej një njeriu të përfaqësojë dinjitetin e shtetit.
Por është e padrejtë ta lësh atë njeri pa dinjitetin e vet.
@fb a.t.

Most viewed in Opinion
More from Opinion

Neritaj Sejamini

Ditmir Bushati

Armand Shkullaku

Most viewed in Opinion

Aurel Plasari

Irena Beqiraj

Veton Surroi

Armand Shkullaku

Neritaj Sejamini

Ditmir Bushati

Armand Shkullaku

Blendi Kajsiu

Comments
Loading comments…