
Demo dhe kryepolici Hita zbresin në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
Priten lëvizje në Drejtorinë e Policisë Shkodër...

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka zhvilluar sot një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Siç shihet nga pamjet, Demo ka qenë në shoqërinë e kryepolicit Skënder Hita, në takim me strukturat e Policisë së Shkodrës. Takimet zhvillohen në një moment kur situata kriminale në qark, veçanërisht problematikat që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, është në vëmendjen e institucioneve.
Burime bëjnë të ditur se vizita e drejtuesve të lartë në Shkodër mund të pasohet nga ndryshime në drejtimin e strukturave vendore. Performanca e drejtuesve aktualë dhe mënyra se si po përballohen problematikat e evidentuara pritet të jenë pjesë e vlerësimit.
Lexo edhe:
Kryepolici Hita: Protesta nuk u organizua nga studentët, Policia ka dokumentuar aktet e dhunësNë vijim, ministri Demo pritet të zhvillojë një takim edhe me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, ku do të diskutohen çështje që lidhen me rendin dhe sigurinë në qytet e qark.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme

Live





- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Buletin
Edicioni i Parë
Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.











Komente
Duke ngarkuar komentet…