Përplasje të ashpra te 21 Dhjetori/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

Tensionet dhe përleshjet janë zhvendosur tashmë te nyja kryesore e “21 Dhjetorit”, ku janë regjistruar sërish pamje të dhunshme.

Admin
Admin

Teksti
17 përditësime

Mbulimi live ka përfunduar. Më poshtë janë të gjitha përditësimet.

Ngjarjet kryesore▾

E fundit · Postim i fiksuar

21:47Ngjarje kryesore

Përplasje të ashpra te 21 Dhjetori/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

Tensionet dhe përleshjet janë zhvendosur tashmë te nyja kryesore e “21 Dhjetorit”, ku janë regjistruar sërish pamje të dhunshme.

Tensionet dhe përleshjet janë zhvendosur tashmë te nyja kryesore e “21 Dhjetorit”, ku janë regjistruar sërish pamje të dhunshme.

Në këtë zonë ka pasur përplasje të drejtpërdrejta mes forcave të policisë dhe protestuesve.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët e rendit janë parë të ushtrojnë dhunë ndaj disa prej protestuesve, ndërkohë që të tjerë janë detyruar të largohen me vrap nëpër rrugicat dytësore për t’i shpëtuar kapjes dhe ndërhyrjes së policisë.

Përplasje të ashpra te 21 Dhjetori/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

Më herët

21:39Ngjarje kryesore

Reagon ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka reaguar në lidhje me situatën në kryeqytet ditën e sotme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka reaguar në lidhje me situatën në kryeqytet ditën e sotme.

Ai u shpreh se e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, politika më e vjetër e këtij vendi, e cila jep shpirt po nuk heq dorë, foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve, bastisjeve të pronës publike dhe private.

Sipas tij “jo vetëm ata që sot hodhën gurët me duart e të verbërve që kishin nxjerrë përpara, po edhe duart dashakëqia të të huajve, që përmes rrjeteve sociale janë futur në këtë vend qysh në qershor, u bënë bashkë”.

Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo:

Sot, e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, politika më e vjetër e këtij vendi, e cila jep shpirt po nuk heq dorë, foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve, bastisjeve të pronës publike dhe private.

Jo vetëm ata që sot hodhën gurët me duart e të verbërve që kishin nxjerrë përpara, po edhe duart dashakëqia të të huajve, që përmes rrjeteve sociale janë futur në këtë vend qysh në qershor, u bënë bashkë.

U bënë bashkë për të sfiduar qetësinë dhe durimin tonë U bënë bashkë me një skenar ogurzi, duke shfrytëzuar edhe dëshirën e natyrshme të studentëve për progres dhe padurimin e natyrshëm të më të rinjve për shpejtësinë e progresit. Si dikush që në politikë ka ardhur nga auditori i Universitetit dhe që nuk ka ndërmend të sillet si profesor sonte, dua t’u them studentëve që të përfshirë në këtë vorbull, në radhë të parë atyre të mjekësisë, të cilët vijnë nga radhet e nxënësve më të mirë: Unë, Kryeministri, qeveria jonë, Partia Socialiste, kemi qenë dhe jemi gjithnjë me ju dhe për ju! Edhe kur ju nuk jeni me ne, nuk votoni për ne apo mendoni ndryshe nga ne, ne jemi këtu për ju! Sepse ne nuk ju shohim kurrësesi në asnjë rast e për asnjë arsye si kundërshtarë, po vetëm si trashëgimtarë të një stafete kombëtare që nesër do të jetë e juaja.

Po çfarë Shqipërie doni të trashëgoni, atë që po ndërtojmë apo atë që e trashëguam të shkatërruar, nga duart e pikërisht atyre që me një grup maskash në ballë po bëjnë çmos të risjellin rrëmujë e pasiguri në Shqipëri?

Qeveria është gjithnjë e hapur për ju, Pakti për Universitetin ka lindur falë një proteste të paraardhësve tuaj në auditore dhe është një libër i hapur, për të shkruar kapituj të tjerë, me dialog jo me gurë. Nëse doni progres më të shpejtë, kjo është rruga dhe jo ajo e 48 orëve të fundit, të cilën e kanë projektuar mendje të mbrapshta që s’kanë asnjë lidhje me ju.

Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u them tërhiquni sa nuk është tepër vonë, sepse mes entuziazmit të shkatërrimit në një turmë me maska dhe përgjegjësisë individuale para ligjit, kjo e dyta mund të vonojë po nuk do të harrojë.

Të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit u them sot faleminderit, për profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen, në kushte tejet të vështira provokimesh të pafundme, si edhe nën një trysni krejt të pandershme mediatike, ku qimja e policisë bëhet tra dhe trau i maskave të dhunshme bëhet e student!

Qytetarëve të Tiranës u them ju lutem durim, pavarësisht se flakët në dyert e ministrive që nuk janë parë në këtë qytet as në krizat e mëdha historike, mund të duken si dobësi e shtetit. Jo nuk janë, kush i ka porositur ato flakë i ka bërë llogaritë gabim, duke synuar të na tërheqë në një skenar ogurzi për Shqipërinë, që ne do ta çmontojmë me qetësi dhe durim.

Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte, por rëndësi ka që ju ta dini se kjo orvatje e dhunshme s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa, as në duart e liga të atyre që e kanë gatuar dhe as në kohën e zymtë të shëmtisë që na është rishfaqur si fantazëm e të kaluarës.

Reagon ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja
17:27Ngjarje kryesore

Përshkallëzohet protesta, sulmohet edhe Ish-Hotel Dajti, që është godinë e Bankës së Shqipërisë

Pas 7 orësh, është zgjeruar tashmë harta e protestës së studentëve.

Një grup protestuesish po sulmojnë godinën e dytë të Bankës së Shqipërisë që është ish-hotel Dajti, ku tentojnë të thyejnë kamerat e sigurisë së godinës dhe xhamat e derës kryesore e cila është vetmja pa grilla. Sipas ka kaos në Dëshmorët e Kombit, ku vazot e luleve janë hedhur në rrugë.

Më herët protestuesit kanë dëmtuar godinën e Ministrisë së Financave, duke thyer xhamat dhe duke tentuar t’i vënë flakën disa pjesëve të saj.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë pranë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave, duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Përplasjet kanë vijuar edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë regjistruar vatra zjarri dhe dëmtime të tabelave reklamuese, kamerave dhe semaforëve.

Aktualisht një pjesë e protestuesve është drejtuar drejt Kryeministrisë, ndërsa grupe të tjera kanë vijuar përplasjet pranë institucioneve. Situata paraqitet kaotike, me gaz lotsjellës në disa segmente të bulevardit dhe dëmtime të pronës publike e private.

Përshkallëzohet protesta, sulmohet edhe Ish-Hotel Dajti, që është godinë e Bankës së Shqipërisë
17:17Ngjarje kryesore

Pas tensioneve te Ministria e Financave, ndërhyn FNSH! Përleshje me gaz lotsjellës dhe gurë, protestuesit nuk tërhiqen

Tensionet në kryeqytet kanë përfshirë një tjetër zonë kyçe, teksa forcat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë ndërhyrë pranë Ministrisë së Financave.

Tensionet në kryeqytet kanë përfshirë një tjetër zonë kyçe, teksa forcat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë ndërhyrë pranë Ministrisë së Financave.

Në këtë zonë ka pasur hedhje të gazit lotsjellës nga efektivët e FNSH-së për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit kanë vazhduar të mosr tërhiqen, duke u kundërpërgjigjur me gurë dhe sende të ndryshme rrethanore ndaj forcave të rendit.

Nga ana e tyre, trupat e FNSH-së janë përgjigjur vetëm me hedhjen e gazit lotsjellës për të mbajtur situatën nën kontroll.

Pas tensioneve te Ministria e Financave, ndërhyn FNSH! Përleshje me gaz lotsjellës dhe gurë, protestuesit nuk tërhiqen
17:13Ngjarje kryesore

Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës

Protesta ka nisur që në orët e para të mëngjesin dhe vijon ende, ndërsa duket se do të zgjasë.

Një protestës që ka nisur që në orët e para të mëngjesin dhe vijon ende, ndërsa duket se do të zgjasë.

Studentët kanë zhvendosur protestën nga Ministria e Arsimit të Ministria e Financave dhe te KQZ. Protestuesit kanë hyrë brenda ambienteve ndërsa kanë nxjerrë jashtë edhe disa objekte.

Marshimi po zhvillohet mes thirrjeve të vazhdueshme për dorëheqje, ndërsa forcat e rendit po ndjekin lëvizjet e turmës për të përshtatur masat e sigurisë në kryeqytet.

Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës
15:44Ngjarje kryesore

Rriten tensionet në protestë, protestuesit i vendosin flakën një prej godinave në Rrugën e Durrësit

Tensionet në protestën e sotme janë rritur teksa protestuesit i kanë vendosur flakën një prej godinave në hyrje të rrugës së Durrësit.

Sakaq, policia ka nisur zmbrapsjen e tyre sërish, ndërsa pritet ndërhyrja e një zjarrfikëseje për të neutralizuar flakët.

Rriten tensionet në protestë, protestuesit i vendosin flakën një prej godinave në Rrugën e Durrësit
15:26Ngjarje kryesore

Nuk pyesin për reprezaljen e policisë, numri i protestuesve sa vjen e shtohet. “Fronti i parë” ballë për ballë me efektivët

Duket paradoksale, pasi ndërsa policia vazhdon reprezaljen ndaj studentëve, numri i protestuesve sa vjen e shtohet.

Duket paradoksale, pasi ndërsa policia vazhdon reprezaljen ndaj studentëve, numri i protestuesve sa vjen e shtohet.

Protestuesit janë të shumtë në numër, teksa bëjnë një ‘varg’ që shtrihet nga Sheshi Skënderbej deri tek Ministria e Arsimit.

Studentët që janë në vijën e parë të protetës po përplasen përballë me Policinë.

Studentët nuk janë vetëm, pasi bashkë me ta kanë protestuar edhe pedagogë e qytetarë të tjerë të Tiranës e Shqipërisë.

Nuk pyesin për reprezaljen e policisë, numri i protestuesve sa vjen e shtohet. “Fronti i parë” ballë për ballë me efektivët
14:09Ngjarje kryesore

“Deputetë të krimit!”/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën (VIDEO)

Tensione gjatë protestës studentore në Tiranë. Protestuesit kanë debatuar ashpër me deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke i kërkuar të largohet nga tubimi.

Tensione gjatë protestës studentore në Tiranë. Protestuesit kanë debatuar ashpër me deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke i kërkuar të largohet nga tubimi.

“Rama në burg, Berisha në burg!”. Me këto thirrje e kanë pritur studentët deputetin e PD-së, Edi Paloka, ndërsa më pas e kanë detyruar atë që të largohet. “Ik, ik”, ‘Deputetë të krimit!”, dëgjohen në video të rinjtë protestues.********

Studentët kanë kundërshtuar praninë e tij në tubim.

13:52Ngjarje kryesore

Hidhet sasi e madhe uji me kimikate, nuk kursehen as mediat

Është hedhur sërish uji me kimikate nga policia, me qëllim që protestuesit të largohen nga Ministria e Durrësit.

Tashmë është hedhur sasi e madhe e ujit me kimikate nga ana e efektivëve.

Nuk janë kursyer as mediat, teksa me këtë kimikat janë spërkatur edhe operatorët e medias.

Pas kësaj, kanë reaguar menjëherë edhe protestuesit. Ata kanë djegur reklama.

Ndërkaq, policia po bëhet gati që të ndërhyjë, teksa synimi është largimi i të rinjve nga rrugët. Mirëpo, rezistenca është e fuqishme.

Hidhet sasi e madhe uji me kimikate, nuk kursehen as mediat
13:25Ngjarje kryesore

Policia me masa drastike! Hedh ujë me kimikate në drejtim të protestuesve

Policia ka ndërmarrë masa edhe më të ashpra ndaj protestuesve.

Për të shpërndarë studentët, efektivët tashmë kanë hedhur ujë me kimikate.

Herë pas herë ka ndërhyrje nga forcat policore, me qëllim që të shpërndajë studentët.

Autobotët e ujët janë në mes të rrugës, ndërsa rezistenca e protestuesve vazhdon.

Policia me masa drastike! Hedh ujë me kimikate në drejtim të protestuesve
12:45Ngjarje kryesore

Tifozët bashkohen me studentët, në ballë të protestës përpara Ministrisë së Arsimit

Tifozët ultras u janë bashkuar studentëve dhe gjimnazistëve, në protestën e kësaj të mërkure përpara Ministrisë së Arsimit.

Tashmë tifozët e futbollit shqiptar janë solidarizuar me studentët, të cilët që prej ditës së djeshme qëndrojnë në ballë të dhunës policore dhe arrestimeve që pasuan më pas.

Si pasojë e terrorit dhe dhunës nga ana e punonjësve të policisë, shumë të rinj mbetën të lënduar dhe përfunduan të spitali i ‘Traumës’ me fraktura të rënda, ndërsa Policia e Shtetit arrestoi 16 studentë dhe shoqëroi 49 të tjerë duke i proceduar penalisht.

Edhe këtë të mërkurë nuk kanë munguar tensionet para Ministrisë së Arsimit, ndërsa forca të shumta policore janë zhvendosur pranë institucionit arsimor, duke formuar kordon për të mos lejuar studentët të hyjnë brenda ambienteve.

12:26Ngjarje kryesore

Nuk ndalen studentët! Bllokojnë Rrugën e Durrësit me kangjella, shkatërrojnë reklamat anash rrugës

Vijon aksioni i protestuesve edhe sot më 14 tetor përpara Ministrisë së Arsimit dhe në Rrugën e Durrësit.

Vijon aksioni i protestuesve edhe sot më 14 tetor përpara Ministrisë së Arsimit dhe në Rrugën e Durrësit.

Pasi shkulën kangjellat, me to të rinjtë kanë bllokuar krejtësisht rrugën.

Tashmë Rruga e Durrësit është “nën këmbët” e protestuesve, teksa makinat nuk po kalojnë.

Po ashtu, janë shkatërruar edhe kangjella të tjera e reklamat anash rrugës.

Revolta e studentëve nisi me revoltë, ku pati bojkot të mësimit nga studentët dhe nxënësit. Mijëra persona ndodhen në rrugë duke protestuar.

Nuk ndalen studentët! Bllokojnë Rrugën e Durrësit me kangjella, shkatërrojnë reklamat anash rrugës
12:22Ngjarje kryesore

Protestuesi djeg LIVE teserën e PS-së: Jam socialist që në kohën e Nanos, por nuk e dua më! Jam i zhgënjyer, sot jam me protestuesit

Një nga protestuesit ka treguar live për News24 teserën e Partisë Socialiste, që e kishte që në kohën e Fatos Nanos.

Protestuesi e dogji teserën LIVE, duke u shprehur se është zhgënjyer shumë dhe se sot është me studentët.

“Nuk e dua më PS-në”, deklaroi ai.

Protestuesi: Jam anëtar i PS-së dhe do e djeg. Nuk e dua më PS-në, sepse nuk më ka sjellë asgjë.

Jam me PS që nga koha e Fatos Nanos. Dua ta djeg. I jam bashkuar protestës, sepse nuk e dua më Partinë Socialiste.

Protestuesi djeg LIVE teserën e PS-së: Jam socialist që në kohën e Nanos, por nuk e dua më! Jam i zhgënjyer, sot jam me protestuesit
12:20Ngjarje kryesore

Studentja nga protesta para Ministrisë së Arsimit: S’kemi dalë vetëm për veten, por nuk do të ndalemi!

Një e re nga protesta para ministrisë së Arsimit pohoi se nuk kanë dalë në protestë vetëm për veten, por dhe për prindërit e tyre. Studentja e vitit të pestë të Stomatologjike tregoi se protestat do të vijojnë.

“Jam nga një universitet privat. Kemi dalë jo vetëm për veten tonë, por dhe për fëmijët më nuk marrin shërbimin që meritojnë. Protestojmë për ata prindër që detyrohen të bëjnë dy punë. Besoj se do të vazhdojmë protestën. Jam në vitin e pestë për Stomatologji.”, tha studentja për gazetaren e News24 Klodiana Lala.

Studentja nga protesta para Ministrisë së Arsimit: S’kemi dalë vetëm për veten, por nuk do të ndalemi!
Ndryshuar
12:18Ngjarje kryesore

Studentët nuk presin dot! Braktisin auditorët, mblidhen para Ministrisë së Arsimit mbi dy orë para orarit të paralajmëruar: Rinia në aksion

Pas marshimit në disa zona të Tiranës, studentët kanë mbërritur tashmë para Ministrisë së Arsimit.

Pas marshimit në disa zona të Tiranës, studentët kanë mbërritur tashmë para Ministrisë së Arsimit.

Megjithëse protesta ishte paralajmëruar që të niste në orën 14:00, të rinjtë e kanë nisur aksionin më herët.

Fillimisht kanë qenë nxënësit e gjimnazit “Partizani” që bojkotuan mësimin, ndërsa më tej kanë qenë studentët e Mjekësisë, Politeknikut, Ekonomikut dhe Filologjikut që kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Ata u kanë bërë thirrje të rinjve dhe qytetarëve të cilët ishin në kafene që të ngrihen dhe të bëhen pjesë e protestës.

Studentët nuk presin dot! Braktisin auditorët, mblidhen para Ministrisë së Arsimit mbi dy orë para orarit të paralajmëruar: Rinia në aksion
Ndryshuar
12:17Ngjarje kryesore

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Me thirrjet “Bashkohuni me ne!” dhe “Rama, j

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit.

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Me thirrjet “Bashkohuni me ne!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”, ata kanë lënë auditorët dhe janë bashkuar me tubimin që po zhvillohet në Tiranë.

Paralelisht, bojkot mësimi kanë zhvilluar edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit të Shkencave të Natyrës (FSHN), Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, si dhe të Universitetit Politeknik.

Protesta studentore po shtrihet në disa fakultete të kryeqytetit, ndërsa të rinjtë u kanë bërë thirrje edhe studentëve të tjerë dhe qytetarëve që t’u bashkohen në kërkesat e tyre kundër qeverisë.

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Me thirrjet “Bashkohuni me ne!” dhe “Rama, j
12:03Ngjarje kryesore

Ovacione dhe duartrokitje! Studentët thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës: Çohuni nga kafja!

Studentët që po protestojnë në Tiranë u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe kalimtarëve që t’u bashkohen në tubim, teksa vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Studentët që po protestojnë në Tiranë u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe kalimtarëve që t’u bashkohen në tubim, teksa vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit.

“Çohuni nga kafja!”, është thirrja që studentët u drejtojnë qytetarëve, duke kërkuar mbështetjen e tyre në protestë.

Marshimi i tyre po vijon në drejtim të Rrugës së Durrësit, ndërsa studentët po përpiqen të mobilizojnë edhe qytetarët që hasin gjatë lëvizjes në kryeqytet.

Ovacione dhe duartrokitje! Studentët thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës: Çohuni nga kafja!
11:56

Rinis protesa! Pas Mjekësisë e FSHN-së, thirrjeve në kor i bashkohet edhe Filologjiku: Rama jepe dorëheqjen!

Protestës së studentëve në Tiranë i janë bashkuar edhe të rinjtë e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, pas atyre të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Studentët kanë dalë në mbështetje të protestës, duke marshuar së bashku dhe duke bërë thirrje kundër qeverisë.

Në kor, të rinjtë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, me sloganin: “Rama, jep dorëheqjen!”.

Po ashtu, kësaj lëvizjeje i janë bashkuar dhe Fakulteti i Ekonomisë, ndërsa përflitet se bojkoti është bërë dhe nga Fakulteti i Filologji-Historisë. Geni Zi thyen mitin e protestave në Shqipëri, ndërsa të gjithë të rinjtë janë në një linjë; dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kësaj qeverie. Kujtojmë se dje pati incidente të rënda në protestën e të rinjve, ku shumë prej tyre u dhunuan brutalisht, si një 19-vjeccar që iu thye këmba nga dhuna e policisë. 16 protestues u arrestuan dhe 29 të tjerë u proceduan.

Përditësuar më E Enjte, 15 tetor 2026, 00:39 CEST

1 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…

Buletin

Edicioni i Parë

Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.

Pa spam. Çregjistroheni me një klik, kur të doni.