LiveGazetarja Ola Xama përgënjeshtron Ramën
Kioska që u dogj dhe që ai tha se bashkë me të iku dhe mundi i jetës së një familjeje ndodhet në lulishten “3 Vëllezërit Frashëri” në kryeqytet. Logo e kioskës mbante emrin “Kubo” dhe rezulton në pronësi të rrjetit “American Tabacco”, rrjeti që zotëron 101 kioska në kryeqytet.

“Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e mundit dhe djersës, e ëndrrave dhe shpresave i një familjeje të zakonshme. Prindër të zakonshëm, që hapin derën në mëngjes për të çuar në mbrëmje të ardhurat dhe për të shtruar tryezën me ndershmëri.” Kjo ishte fraza me të cilën kryeministri Edi Rama tentoi të prekë sot opinionin publik, lidhur me aktet e dhunës që dogjën një ditë më parë disa kioska në kryeqytet.
Duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja, e duke ia lënë turmës që sipas tij do na marrë dhe ato pak që kemi, Edi Rama, sërish gënjeu. Përdori zjarrin e vënë ndaj një biznesi për propagandë.

Kioska që u dogj dhe që ai tha se bashkë me të iku dhe mundi i jetës së një familjeje ndodhet në lulishten “3 Vëllezërit Frashëri” në kryeqytet. Logo e kioskës mbante emrin “Kubo” dhe rezulton në pronësi të rrjetit “American Tabacco”.
Rrjeti zotëron 101 kioska në kryeqytet, ka dhjetra të punësuar dhe sipas raportimeve të vetë kompanisë u shërben mbi 5 mijë klientëve në ditë. Firma realizon afro 2 milion euro xhiro vjetore, ndërsa fitimi i viteve raportuese 2025 dhe 2024 është 1.7 milion euro.

Disa nga këto dyqane, iu jepen me qira individëve të caktuar, ku qiranë e vendos biznesi “American Tabacco” dhe mallrat që duhet të tregtohen furnizohen nga ai. Për ta kuptuar si skemë: në vend që familja që e punon të marrë vetë të drejtat në bashki, i paguan qira atij që ka patur lidhjet për të marrë këto të drejta.
Lexo edhe:
Spiropali letër Ramës: Mos u fshih pas shumicës apo numrit të mandateve, dil përballë qytetarëveHapja e kioskave në Tiranë iu dha si e drejtë eksluzive familjareve te pronarëvr të televizionit Top Chanel nga kryebashkiaku Erion Veliaj në vitin 2016. Procedura u bë pa garë dhe nuk pati asnjë sqarim se përse dhjetra kioska duhet të punohen nga një njeri i vetëm dhe të mos ndiqen politika sociale për t’ia dhënë familjeve të papuna.
Nga kjo kuptohet qartë se kryeministri jo vetëm gënjen, por ai është pala më e interesuar që të shkatërrohen biznese, sidomos ajo kategori që ofron një histori të bukur për tu propaganduar më pas në media, shkruan në profilin e saj në Fajsbuk, gazetarja Ola Xama.





Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme




Live

Live- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Komente
Duke ngarkuar komentet…