Protesta e studentëve/ Gjykata e Tiranës jep sot masën e sigurisë për të rinjtë e arrestuar ditën e parë të revoltës
Gjykata e Tiranës jep sot masën e sigurisë për protestuesit e arrestuar që ditën e parë (13 tetor 2026) të protestës së studentëve. Familjarët e të rinjve të arrestuar janë mbledhur në gjykatë dhe presin për fatin e fëmijëve të tyre.
Mes të arrestuarve ka dhe të mitur. Mësohet se 16 prej personave të arrestuar do të përballen me masën në këtë gjykatë. Ndërkohë në këtë gjykatë janë paraqitur dhe 6 masa sigurie të tjera shtesë. Ndërkohë, disa të rinj të tjerë, si në rastin e Kevin Metajt, studenti hero i rezistencës kundër dhunës policore, do të njihen me masën në shtratin e spitalit, pasi kanë pësuar lëndime. Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që u shoqërua me dhunë dhe përplasje mes të rinjve dhe policisë[email protected]























Komente
Duke ngarkuar komentet…