Reagon përsëri Kryeministri, por s'thotë asgjë të re! Viziton kioskën e djegur nga protestuesit: Do t’i përballojmë së bashku pasojat

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë mëngjes një kioskë të vogla të djegur gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet, duke shprehur mbështetje për familjet që kanë pësuar dëme dhe humbje nga aktet e dhunës.

Admin
Admin

Reagon përsëri Kryeministri, por s'thotë asgjë të re! Viziton kioskën e djegur nga protestuesit: Do t’i përballojmë së bashku pasojat
Teksti

Gjatë reagimit të tij nga vendngjarja, kreu i qeverisë nuk tha asgjë të re por problemet e ngritura nga studentët dhe kërkesat e tyre, por theksoi se pas çdo biznesi të vogël qëndrojnë vite punë, sakrifica dhe përpjekje për të siguruar jetesën. Ai u shpreh se personat që kanë humbur investimet e tyre nuk duhet të ndihen të braktisur dhe se do të ketë solidaritet për të përballuar situatën pas përfundimit të trazirave.

Rama e lidhi situatën aktuale me përvojën e rindërtimit pas tërmetit, duke kujtuar se bashkëpunimi bëri të mundur kapërcimin e pasojave të rënda. Sipas tij, edhe dëmet e shkaktuara nga protestat duhet të përballohen përmes solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët.

Gjithashtu, Kryeministri kundërshtoi pretendimin se veprimet e dhunshme në rrugët e Tiranës përfaqësojnë lëvizjen studentore. Ai deklaroi se shkatërrimi i bizneseve, dëmtimi i pronës publike dhe përplasjet me policinë nuk lidhen me kërkesat e të rinjve për përmirësimin e kushteve të tyre. Gjatë fjalës së tij, ndër tëtjera, Rama akuzoi opozitën se po e shfrytëzon situatën për qëllime politike. Ai ngriti gjithashtu pretendimin se pas tensioneve qëndrojnë interesa të tjera, përfshirë aktorë të jashtëm që, sipas tij, nuk e mbështesin rrugëtimin europian të Shqipërisë[email protected]

1 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…