
Protesta e djeshme: 10 të rinj të arrestuar, 22 të proceduar
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 10 persona dhe ka proceduar penalisht 22 të tjerë, në lidhje me protestën e zhvilluar një ditë më parë.

Sipas policisë, të arrestuarit janë kapur duke hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar punonjës policie, godinën dhe sinjalistikën rrugore.
Gjatë protestës janë dëmtuar gjithsej 8 punonjës policie.
Policia Tiranës

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit, K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. Ë., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç;

-u proceduan penalisht 22 shtetas.
Lexo edhe:
Përfundon protesta kundër muzeut hebraik në Vlorë, nis largimi i protestuesveKëta shtetas janë kapur duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 8 punonjës Policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Më shumë nga Vendi




Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme



Live



- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Komente
Duke ngarkuar komentet…