
Begaj takim me protestuesit për zgjedhje të parakohshme/ Agron Shehaj: Protesta duhet të vazhdojë. Rama të largohet pa kushte
Kryetari i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj ka komentuar lajmin se Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pasur një takim me dy grupe protestuesish ku mësohet se është diskutuar teza e zgjedhjeve të parakohshme, pas revoltës së të rinjve që ka nisur prej 5 ditësh.

Sipas Shehajt, kjo është një zgjidhje që e ka ofruar Edi Rama. Kreu i Mundësia bën thirrje që pavarësisht kësaj, protesta duhet të vijojë sepse Rama duhet të largohet nga posti i kryeministrit pa vendosur kushte.
“Edi Rama ka ofruar zgjedhje të parakohshme. Më parë, Presidenti i Republikës ka takuar dy grupe protestuesish dje dhe sot dhe u ka ofruar atyre zgjedhje të parakohshme. S’ka dyshim që kjo ofertë ka ardhur nga Edi Rama sepse presidenti është thjesht një vegël e Edi Ramës.
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Ndryshimi nuk ndalet. Protesta duhet të vazhdojë, Rama duhet te largohet pa kushte”, shprehet Shehaj.

Dorëheqja e Ramës është kërkesa e vetme e studentëve dhe gjimnazistëve që janë ngritur në revoltë prej 5 ditësh në të gjithë vendin.
Lexo edhe:
Kongresmeni Republikan reagon për protestat: Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhuneREAGIMI I PLOTË:

Lajm bombë. Edi Rama ka ofruar zgjedhje të parakohshme. Sipas mediave, Presidenti i Republikës ka takuar dy grupe protestuesish dje dhe sot dhe u ka ofruar atyre zgjedhje të parakohshme.
S’ka dyshim që kjo ofertë ka ardhur nga Edi Rama sepse presidenti është thjesht një vegël e Edi Ramës.
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Ndryshimi nuk ndalet, prandaj duhet të vazhdojmë protestën, nesër, deri sa Edi Rama të iki pa kushte, u shpreh Shehaj.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme

Live





- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Komente
Duke ngarkuar komentet…