
“Dhuna s’është zgjidhje”/Raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Schieder: Qeveria të ndryshojë mënyrën e të menduarit
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka reaguar për protestat e të rinjve në Tiranë, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

Në një postim, Schieder e vendos protestën e të rinjve shqiptarë në një kontekst më të gjerë evropian, duke vënë në dukje se të rinjtë po dalin në rrugë në qytete si Parisi, Berlini dhe Tirana, për të kërkuar arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta.
Sipas tij, këto kërkesa janë të drejta dhe duhet t’i nxisin qeveritë të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, veçanërisht sa i përket arsimit dhe mundësive që u ofrohen të rinjve.

“Në mbarë Evropën, të rinjtë po dalin në rrugë pikërisht tani – nga Parisi, përmes Berlinit, e deri në Tiranë. Ata po luftojnë për një arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është gjë e mirë dhe e drejtë, dhe duhet të nxisë një ndryshim në mënyrën e të menduarit të qeverive. Arsimi është kapitali ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga xhepi i prindërve. Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje – qoftë kur vjen nga individë të dhunshëm që përzihen me protestuesit, qoftë kur vjen nga shteti dhe policia.
Lexo edhe:
Paranoja me "komplotistët"/ Çfarë tregoi monologu i karriges nga RamaSi raportues për Shqipërinë, e ndjek situatën – veçanërisht në Tiranë – me shqetësim dhe bëj thirrje për t’i dhënë fund menjëherë përshkallëzimit”, shkruan ai.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme

Live





- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Komente
Duke ngarkuar komentet…