Günther Fehlinger-Jahn i propozon Ramës të largohet përgjithmonë nga pushteti dhe nga Shqipëria: Të tërhiqet në Vjenë

Günther Fehlinger-Jahn, kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe kandidat për president të Austrisë në vitin 2028, i ka bërë një propozim politik kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga drejtimi i qeverisë dhe të vendoset përfundimisht në Vjenë.

Admin
Admin

Günther Fehlinger-Jahn i propozon Ramës të largohet përgjithmonë nga pushteti dhe nga Shqipëria: Të tërhiqet në Vjenë
Teksti

Në reagimin e tij publik, Fehlinger-Jahn i ka kërkuar Austrisë të shqyrtojë mundësinë e një marrëveshjeje të negociuar me Ramën për tërheqjen e tij nga politika. Sipas tij, një zgjidhje e tillë do të mund të ndihmonte në përfundimin e tensioneve dhe në krijimin e kushteve për një tranzicion paqësor në Shqipëri.

Propozimi parashikon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, largimin e tij të përhershëm nga Shqipëria dhe vendosjen në Vjenë, në respektim të ligjeve austriake. Një tjetër kusht i përmendur nga Fehlinger-Jahn është tërheqja përfundimtare e Ramës nga jeta politike, pa të drejtën për t’u rikthyer në pushtet apo për të ndikuar në zhvillimet politike në vend.

Në nismën e tij, Fehlinger-Jahn ka ngritur edhe çështjen e mundësisë së negociimit të mbrojtjes ligjore nga ndjekja penale dhe dënimi, por vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai ka theksuar se një marrëveshje e tillë nuk mund të shërbejë si garanci imuniteti për vepra penale, për të cilat ligji nuk lejon amnisti.

Kreu i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s ka sqaruar se bëhet fjalë për një propozim të tijin politik dhe jo për një marrëveshje që është arritur apo për një garanci të ofruar nga autoritetet austriake.

Në një tjetër pjesë të reagimit, Fehlinger-Jahn ka theksuar nevojën për një proces politik që garanton zgjedhje të besueshme dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Ai kërkon që, krahas dorëheqjes së Ramës dhe angazhimit të tij për të mos kandiduar më, të sigurohen vëzhgimi i pavarur ndërkombëtar, akses i barabartë në media dhe transparencë në numërimin e votave.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të deklarojë publikisht se nuk do të kandidojë më. Në këmbim, një marrëveshje e negociuar duhet t’u japë fund protestave dhe dhunës në rrugë, duke garantuar njëkohësisht të drejtën për tubime paqësore”, shkruan Fehlinger-Jahn.

Ai e mbyll mesazhin e tij me një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit shqiptar, duke e cilësuar largimin nga pushteti si një mundësi për t’i hapur rrugë zhvillimeve të reja politike.

“Edi Rama, prano marrëveshjen e Vjenës! Jep dorëheqjen, tërhiqu dhe lëre Shqipërinë të ecë përpara”, përfundon reagimi i tij.

Fehlinger-Jahn argumenton se Shqipëria ka nevojë për një tranzicion demokratik paqësor dhe për avancimin e perspektivës së saj evropiane.

2 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…