Të rinjtë në Elbasan bojkotojnë mësimin, dalin sërish në protestë, forca policie në terren
Një grup gjimnazistësh në qytetin e Elbasanit është rikthyer mëngjesin e kësaj të hëne në protestë, duke u mbledhur në bulevardin kryesor të qytetit dhe duke marshuar më pas përgjatë akseve kryesore rrugore.
Përmes thirrjeve dhe mesazheve të tyre, të rinjtë u janë drejtuar bashkëmoshatarëve, studentëve dhe qytetarëve të Elbasanit, duke i ftuar t’u bashkohen në shenjë solidariteti me protestën antiqeveritare që po zhvillohet prej javës së kaluar në kryeqytet.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet politike: “Rama, jep dorëheqjen!”, duke shprehur qëndrimet e tyre kundër klasës politike.
Rikthimi i gjimnazistëve në rrugët e qytetit vjen në një moment kur protesta në Tiranë vijon të tërheqë vëmendjen publike.





























Komente
Duke ngarkuar komentet…