“Rama ka kaluar në një plan të ri kriminal”/ Këlliçi publikon pamjet: 2 makina uji kanë mbërritur në Rinas, do përdoren për të sulmuar studentët dhe të rinjtë

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi publikon pamjet nga aeroporti i Rinasit ku duken 2 autobote uji, të cilat përdoren nga policia për të shpërndarë protestuesit.

Admin
Admin

“Rama ka kaluar në një plan të ri kriminal”/ Këlliçi publikon pamjet: 2 makina uji kanë mbërritur në Rinas, do përdoren për të sulmuar studentët dhe të rinjtë
Teksti

“Edi Rama shton masat represive dhe mjetet ushtarake për të sulmuar studentët dhe të rinjtë që janë ngritur kundër korrupsionit dhe padrejtësive”, shkruan Këlliçi në një reagim në rrjetet sociale.

“Është e qartë se Edi Rama ka kaluar në një plan të ri kriminal. Ai nuk po merr masa për të ndalur dhunën, po për të ndalur protestën”, shton demokrati.

Reagimi i Këlliçit

Edi Rama shton masat represive dhe mjetet ushtarake për të sulmuar studentët dhe të rinjtë që janë ngritur kundër korrupsionit dhe padrejtësive.

Në këtë video të regjistruar para 15 minutash në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, dallohen 2 makina uji që kanë mbërritur në shërbim të çmendurisë së Kryeministrit më të korruptuar në Europë, për të mbajtur me çdo kusht karrigen.

Është e qartë se Edi Rama ka kaluar në një plan të ri kriminal. Ai nuk po merr masa për të ndalur dhunën, po për të ndalur protestën. Kjo u pa sot kur të rinjtë dhe studentët sulmohen edhe kur qëndrojnë të ulur në park apo përndiqen edhe në lagjet dhe rrugicat e tyre. Ky është instalim junte. Por askush nuk tërhiqet. Shumica e shqiptarëve kërkon largimin e tij.

1 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…