LiveVendi

Kërcënon Rama: Familjet e të miturve që dhunojnë do paguajnë dëmet, s’do kenë arsim falas e bursa

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se familjet e të miturve që marrin pjesë në aktet e dhunës gjatë protestave do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara, nëse nuk marrin përgjegjësinë për fëmijët e tyre.

Admin
Admin

· Përditësuar

Rama nuk ndal sulmet, fyen protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim! Vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën
Teksti
2 përditësime
Ngjarjet kryesore▾

E fundit · Postim i fiksuar

09:28Ngjarje kryesore

Kërcënon Rama: Familjet e të miturve që dhunojnë do paguajnë dëmet, s’do kenë arsim falas e bursa

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se familjet e të miturve që marrin pjesë në aktet e dhunës gjatë protestave do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara, nëse nuk marrin përgjegjësinë për fëmijët e tyre.

Kreu i qeverisë tha se edhe studentët që lënë shkollën për të sulmuar efektivët e Policisë do të përballen me pasoja administrative, duke paralajmëruar se nuk do të përfitojnë më arsim falas, bursa apo mbështetje financiare nga shteti.

“Kush i është vënë në dispozicion këtij plani ogurzi, do të paguajë. U them të gjitha familjeve të atyre të miturve: Do të paguani në rast se nuk do të mbani përgjegjësinë tuaj për ata fëmijë, në rast se nuk dini ju t’i mbroni fëmijët tuaj dhe i lini rrugëve, nga 15, 14, 13 apo 16 vjeç, që të marrin rolin e mburojës së atyre të tjerëve që janë mbrapa. Atëherë, fatura financiare për të gjitha këto dëme do t’ju përndjekë deri në fund.

Më herët

08:46Ngjarje kryesore

“Brez Tik Tok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë”/ Rama sulmon protestuesit: Janë ‘pengje! Qënie të verbra, njerëz pa shkollë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo po mbajnë një takim me policinë e Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi protestuesit, ndërsa i cilësoi ata ‘pengje’ dhe njerëz pa shkollore.

“Valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë nga arsyet e një vendi demokratik për të kërkuar më shumë nga qeveria e për të pasur pakënaqësi. Erdha sërish me këtë me vete, sepse duhet ta mbash në dorë, ta peshosh, ta llogarisësh sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve nën uniformë dhe se çfarë mund të bëjë mbi këdo. Me këtë nuk negociohet. Me këdo që vë përpara këtë nuk negociohet sepse në momentin kur shteti negocion me këtë, ka rënë. Kur fiton ky atëherë logjika e këtij bëhet vetë shteti. E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se një herë dhe pasojat e tij janë plagë që duan vite të shërohen. Të rinjtë e kësaj nuk duan paqe por përmbysje, janë të rinj të idealizuar nën frymëzimin e asaj force të errët e të re që është shfaqur në Europë, që Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me Tik Tok dhe pa lidhur dot fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para.”, tha ai.

“Brez Tik Tok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë”/ Rama sulmon protestuesit: Janë ‘pengje! Qënie të verbra, njerëz pa shkollë
Ndryshuar
08:44

Rama nuk ndal sulmet, fyen protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim! Vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën

Gjatë një takimi me Policinë e Shtetit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, Rama i cilësoi të rinjtë që marrin pjesë në protesta si persona që kanë nevojë për trajtim psikologjik dhe pretendoi se ata po përdoren nga shërbime të huaja për të destabilizuar Shqipërinë.

Duke komentuar veprimet e protestuesve dhe përdorimin e molotovëve, kryeministri u shpreh se një pjesë e tyre kërkon kaos dhe shkatërrim, ndërsa i përshkroi si të rinj që vijnë nga periferitë për të sulmuar qendrën e kryeqytetit.

“Adhurojnë molotovin dhe rrëmujën e kaosin e u turren dyqaneve. Kjo masë ka nevojë për psikolog e për t’u trajtuar nga shoqëria si një masë njerëzore vajzash e djem që vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën e kanë keqkuptimet e mëdha”, deklaroi Rama.

Kryeministri pretendoi gjithashtu se protestuesit po përdoren nga shërbime të huaja dhe aktorë që, sipas tij, kanë qëllime dashakeqëse ndaj Shqipërisë. Në këtë kontekst, ai përmendi Rusinë, duke thënë se ajo nuk e dëshiron Shqipërinë të qëndrueshme, me ekonomi të zhvilluar dhe në Bashkimin Europian.

Rama mbrojti edhe veprimet e Policisë së Shtetit gjatë protestave, duke deklaruar se efektivët kanë treguar vetëpërmbajtje maksimale.

Ai u ndal edhe te protestat pranë Ministrisë së Arsimit, duke vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e studentëve në to. Sipas kryeministrit, pamjet e protestuesve që hedhin gurë dhe duartrokasin kur digjen efektivët e policisë nuk përputhen me atë që ai pret nga studentët.

“Si mund të jenë studentë ata që admirojnë gurin dhe rrinë pas atyre që hedhin gurë dhe i duartrokasin kur digjet polici”, u shpreh Rama.

Përditësuar më E Hënë, 19 tetor 2026, 09:28 CEST

1 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…