Të rinjtë të masakruar nga dhuna, Rama josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat

Kryeministri Edi Rama u ka premtuar një shpërblim prej 2500 eurosh efektivëve të Policisë së Shtetit që janë angazhuar në vijën e parë gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë. Gjatë një takimi me uniformat blu, Rama njoftoi gjithashtu se më 1 janar do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave të tyre.

Admin
Admin

Të rinjtë të masakruar nga dhuna, Rama josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat
Teksti

Kreu i qeverisë deklaroi se shpërblimi prej 2500 eurosh do të jepet për çdo efektiv që është angazhuar në vijën e parë, duke e argumentuar vendimin me stresin dhe shpenzimet shtesë që, sipas tij, shoqërojnë shërbimin në këto kushte.

“Më 1 janar paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, për dinjitetin që po u dilni përballë protestuesve dhe atyre që në ekrane kërkojnë që policia të dorëzohet. 2500 euro për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin, por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment edhe gjëra ekstra”, u shpreh Rama.

1 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…