Denoncimi i Berishës: Një grup me maska dolën dje nga ministria e Brendshme, plan të sulmonin bizneset, por…

Admin
Admin

Denoncimi i Berishës: Një grup me maska dolën dje nga ministria e Brendshme, plan të sulmonin bizneset, por…
Teksti

Berisha duke iu drejtuar me mesazh studentëve, pedagogëve dhe gjithë popullit shqiptar, denoncoi se si një grup personash gjoja protestues, që dolën nga Ministria e Brendshme, kishin plan të sulmonin bizneset, ndërsa plani sipas tij u prish nga mediat që dokumentuan me pamje këtë fakt.

“Një grup personash me dopio maskash u filmuan dje duke dalë nga ministria e brendshme me fytyrë të mbuluar me maskë të zezë, dhe maskën tjetër, duke thirrur Rama në burg dhe më pas për të mësyrë dhe sulmuar bizneset. Ishte meritë e mediave që kapën në flagrancë këtë grup terrorist që u lëshuan nga ambientet e ministrisë së Brendshme, që e parandaloi tragjedinë e stisur nga Rama. Ftoj qytetarët që të bashkohen sot me studentët, kundër padrinos së pushtetit. Zgjidhja është; Rama jep dorëheqjen”, tha ai.

1 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…