
Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë
Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të ditura, akuza lidhet me dyshimet për fshehjen e një vile në Palasë, që

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të ditura, akuza lidhet me dyshimet për fshehjen e një vile në Palasë, që dyshohet se i përket Belinda Ballukut. Në vijim të hetimeve, sot pritet t’u komunikohen akuza edhe disa biznesmenëve që kanë përfituar tenderë. Emrat e tyre dhe veprat penale për të cilat dyshohen nuk janë bërë të ditura në informacionin e përcjellë.
Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i komunikoi Ballukut pesë akuza për shkelje të dyshuara në 15 raste. Sipas SPAK, Balluku akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, kjo e fundit në dy raste. Gjithashtu, ndaj saj është ngritur akuza për shkelje të barazisë në tenderë në nëntë raste. Hetimet për dosjen vijojnë, ndërsa komunikimi i akuzave nuk përbën një vendim fajësie.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme
Live






- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Komente
Duke ngarkuar komentet…