LiveMark Gjonaj largohet nga Këshilli Koordinues i Diasporës, letër Ramës: Ndalo dhunën ndaj studentëve dhe jep dorëheqjen
Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut, i është drejtuar me një shkresë kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës, duke kërkuar ndalimin e dhunës ndaj studentëve protestues, dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Në shkresën e tij, Gjonaj shpreh shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave në Shqipëri dhe i kërkon Ramës të ndalojë përdorimin e dhunës ndaj të rinjve që kanë dalë në rrugë për të protestuar.
Përveç kërkesës për largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore, Gjonaj njofton edhe dorëheqjen e tij nga pozicioni si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.
Lexo edhe:
Denoncimi i Berishës: Një grup me maska dolën dje nga ministria e Brendshme, plan të sulmonin bizneset, por…“I bëj thirrje qeverisë suaj të ndërmarrë menjëherë këto veprime: të ulë tensionet dhe t’i japë fund dhunës së tepruar; të garantojë llogaridhënien e policisë; të hetoj dhe të ndjekë penalisht shkeljet dhe të krijojë një qeverie tranzitore.
Për të rikthyer stabilitetin dhe për të parandaluar trazira të mëtejshme apo çdo humbje jete, ju bëj thirrje, kryeministër Rama, të jepni dorëheqjen”, shkruan Gjonaj.


Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme




Live


- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Komente
Duke ngarkuar komentet…