Protestat në Shqipëri / Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 320 të lënduar në 9 ditë!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestave që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit prej 13 tetorit. Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën 13–21 tetor 2026 janë raportuar gjithsej 320 persona të dëmtuar, mes të cilëve efektivë policie, protestues, kalimtarë dhe përfaqësues të medias.

Admin
Admin

Protestat në Shqipëri / Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 320 të lënduar në 9 ditë!
Teksti

Nga numri i përgjithshëm i të lënduarve, 192 janë punonjës të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë. Mes këtyre të fundit janë edhe gjashtë përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve gazetar i huaj.

Sa i përket protestës së djeshme, Ministria bën të ditur se tetë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Në Spitalin e Traumës kanë marrë ndihmë gjashtë persona, konkretisht një efektiv policie, një protestues dhe katër kalimtarë. Tre prej kalimtarëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm, ndërsa njëri prej të lënduarve i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses. Sipas autoriteteve shëndetësore, gjendja e pacientit është e mirë.

Aktualisht, në Spitalin e Traumës vijojnë të jenë të shtruar nëntë persona të lënduar gjatë protestave, mes tyre katër protestues, një efektiv policie, një përfaqësuese e medias dhe tre kalimtarë.

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur dy persona, një efektiv policie dhe një protestues. Të dy kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali që gjatë ditës së djeshme.

1 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…