LiveVendi

“Po na vjedhin, boll më!”/ Pedagogu përballet me policët në protestë: Rama nuk e mban më! Ajo “Bela” ka miliona, ju nuk keni bukë në shtëpi. Nuk shkon më kështu

Një prej pedagogëve pjesëmarrës në protestë ka mbajtur një fjalim të fortë drejtuar efektivëve të policisë, duke u bërë thirrje të reflektojnë dhe të mos qëndrojnë përballë studentëve që kërkojnë ndryshim.

Admin
Admin

· Përditësuar

Dita e 10-të e protestës /Pedagogët dhe studentët mblidhen tek Politekniku dhe do të marshojnë drejt Parlamentit
Teksti
4 përditësime
Ngjarjet kryesore▾

E fundit · Postim i fiksuar

11:35Ngjarje kryesore

“Po na vjedhin, boll më!”/ Pedagogu përballet me policët në protestë: Rama nuk e mban më! Ajo “Bela” ka miliona, ju nuk keni bukë në shtëpi. Nuk shkon më kështu

Një prej pedagogëve pjesëmarrës në protestë ka mbajtur një fjalim të fortë drejtuar efektivëve të policisë, duke u bërë thirrje të reflektojnë dhe të mos qëndrojnë përballë studentëve që kërkojnë ndryshim.

Një prej pedagogëve pjesëmarrës në protestë ka mbajtur një fjalim të fortë drejtuar efektivëve të policisë, duke u bërë thirrje të reflektojnë dhe të mos qëndrojnë përballë studentëve që kërkojnë ndryshim.

Gjatë prononcimit të tij, pedagogu kritikoi situatën politike në vend dhe akuzoi pushtetin për vjedhje, ndërsa theksoi se protesta nuk bëhet për interesa personale, por për të ardhmen e të gjithë qytetarëve.

Pedagogu ngriti gjithashtu shqetësimin për pabarazinë ekonomike, duke iu referuar pasurisë së personave të lidhur me pushtetin dhe vështirësive ekonomike me të cilat, sipas tij, përballen qytetarët.

“Ai nuk e mban më, ai ka ikur. Por ju do t’ju vijë turpi , në anën e turpit të historisë. Nuk ju bëjmë gjë ne, as me të nuk merremi, por ka ardhur koha të ndryshojmë jetët tona. Të gjithë bashkë, ne po luftojmë dhe për ju. Unë nuk kam asnjë hall, fëmijët e mi janë në punët e tyre. Por nuk shkon më kështu, po na vjedhin o miq. Boll më. Ka miliona ajo Bela, ju dhe të tjerë nuk keni bukë në shtëpi. Çfarë bëni, ku e gjeni këtë urrejtje o miq? Kam 40 vite…gjysmën tuaj e kam bërë me diplomë”, u shpreh një prej pedagogëve drejtuar efektivëve të policisë.

“Po na vjedhin, boll më!”/ Pedagogu përballet me policët në protestë: Rama nuk e mban më! Ajo “Bela” ka miliona, ju nuk keni bukë në shtëpi. Nuk shkon më kështu
Admin

Më herët

11:33Ngjarje kryesore

“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës së Shqipërisë.

Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës së Shqipërisë.

“Çfarë do të bëni, mundje me pedagogët. Do bësh grusht me pedagogun? E fiton mo grushtin me pedagogun”, kështu është shprehur një prej pedagogëve drejtuar policëve.

Një prej pedagogëve ka hequr edhe kangjellat që ishin vendosur për të penguar kalimin e tyre.

“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Admin
11:32Ngjarje kryesore

Studentët e Mjekësisë i bashkohen revoltës, tubim para Kuvendit ndërsa brenda votohet mes tensioneve

Studentët dhe pedagogët kanë dalë sërish këtë të enjte në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke vijuar për të dhjetën ditë radhazi mobilizimin e tyre.

Studentët dhe pedagogët kanë dalë sërish këtë të enjte në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke vijuar për të dhjetën ditë radhazi mobilizimin e tyre.

Protestës së sotme i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, të cilët kanë dalë në mbështetje të kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Studentët dhe të rinjtë janë mbledhur përpara godinës së Kuvendit, ndërsa brenda sallës po zhvillohet seanca plenare, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Pavarësisht situatës së tensionuar, deputetët socialistë po vijojnë me votimin e përshpejtuar të projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës.

Studentët e Mjekësisë i bashkohen revoltës, tubim para Kuvendit ndërsa brenda votohet mes tensioneve
Admin
10:59Ngjarje kryesore

“Mos prekni studentët!”/ Pedagogët marshojnë drejt Kuvendit, i bashkohen studentëve

Pas organizimit përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në vijim të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pedagogët kanë nisur marshimin drejt Kuvendit në mbështetje të studentëve.

Një ditë më parë, pedagogët njoftuan bojkotimin e mësimdhënies në universitetet publike, vendim që do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Pas grumbullimit përpara Universitetit Politeknik, pedagogët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën e tyre.

Ndryshe nga studentët, të cilët janë mbledhur përpara Kuvendit, pedagogët kanë vendosur të mos u bashkohen atyre në këtë tubim, por të vijojnë marshimin drejt Kuvendit.

“Studentët nuk janë vetëm”, “Kur goditet studenti , goditet e ardhmja” , “Jemi me studentët”, “Mos prekni studentët”, janë pankartat që mbajnë pedagogët.

Protesta zhvillohet në ditën e dhjetë të revoltës studentore, ndërsa pedagogët kanë shprehur solidaritetin me të rinjtë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Mos prekni studentët!”/ Pedagogët marshojnë drejt Kuvendit, i bashkohen studentëve
AdminNdryshuar
10:58

Dita e 10-të e protestës /Pedagogët dhe studentët mblidhen tek Politekniku dhe do të marshojnë drejt Parlamentit

Pedagogët dhe studentët mblidhen tek Politekniku dhe do të marshojnë drejt Parlamentit.

Sot është dita e 10 e protestës studentore që është shoqëruar me përplasje të forta mes të rinjve dhe policisë.

Më herët, një pjesë e studentëve u mblodhën para Kuvendit dhe nisën protestën e tyre, në pritje që t'u bashkohen pedagogët dhe grupet e tjera të studentëve.

Përditësuar më E Enjte, 22 tetor 2026, 11:35 CEST

1 min lexim

Më shumë nga Admin

Të gjithë artikujt e Admin →

Komente

Duke ngarkuar komentet…