
Pas dy ditësh radhazi, gjatë të cilave studentët përmbysën karriget e vendosura para Kryeministrisë nga Kryeministri Edi Rama si ftesë për dialog, sot ai i ka zëvendësuar ato me blloqe gurit.

Zhvillimi vjen në ditën e dhjetë të protestave kundër qeverisë, ndërsa studentët, gjimnazistët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Lexo edhe:
“Je fotografuar në protestë, do të mbash përgjegjësi”/ Denoncimi i mësuesve: Po na vijnë mesazhe kërcënuese, jemi të tmerruar!Një ditë më parë, protestuesit u mblodhën përpara Kryeministrisë, ku refuzuan sërish ftesën e Ramës për dialog. Ata thyen karriget e vendosura përpara godinës dhe i hodhën drejt hyrjes së saj, duke përsëritur se nuk pranojnë të negociojnë me kreun e qeverisë.
Tashmë, mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i studentëve ndaj këtij veprimi dhe nëse do të vijojnë të kundërshtojnë ftesën e Ramës për dialog.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Komente
Duke ngarkuar komentet…