A do të bëhet 8 euro tarifa në Rrugën e Kombit? Ministri Karakaçi përgënjeshtron raportimet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka mohuar raportimet për rritjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro, duke bërë të ditur se çmimi aktual mbetet i pandryshuar.

Admin
Admin

A do të bëhet 8 euro tarifa në Rrugën e Kombit? Ministri Karakaçi përgënjeshtron raportimet
Stacionet e pagesës në Rrugën e Kombit
Teksti

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka mohuar raportimet për rritjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro, duke bërë të ditur se çmimi aktual mbetet i pandryshuar.

Përmes një reagimi, Karakaçi ka sqaruar se informacionet e publikuara ditëve të fundit për një rritje të mundshme të tarifës nuk janë të vërteta.

“Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë. Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”, ka deklaruar Karakaçi.

Përditësuar më E Shtunë, 24 tetor 2026, 17:41 CEST

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…