Reagime të shumta nga Uashingtoni: Kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeveri teknike

Kongresmeni Jim McGovern: “Ndaloni dhunën dhe dëgjoni kerkesat e protestuesve” Një valë reagimesh të forta ka ardhur nga Uashingtoni ndaj protestave që vazhdojnë në Shqipëri, gjatë kësaj jave protestash, që duket se nuk kan të ndalur në Tiranë.

Admin
Admin

Reagime të shumta nga Uashingtoni: Kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeveri teknike
Teksti

Kongresmeni Jim McGovern: “Ndaloni dhunën dhe dëgjoni kerkesat e protestuesve” Një valë reagimesh të forta ka ardhur nga Uashingtoni ndaj protestave që vazhdojnë në Shqipëri, gjatë kësaj jave protestash, që duket se nuk kan të ndalur në Tiranë. Kongresmenë dhe senatorë amerikanë, nga të dy anët e spektrit politik, kanë kërkuar ndalimin e dhunës ndaj protestuesve, respektimin e sundimit të ligjit dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve.

Në qendër të këtyre thirrjeve qëndron kërkesa e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie teknike me mandat të kufizuar.

Reagimi i kongresmenit Jim McGovern Kongresmeni demokrat Jim McGovern ka publikuar një postim të qartë dhe të fortë në X. Ai shkruan se po i ndjek me shqetësim protestat që po përshkallëzohen në Shqipëri dhe se njerëzit dalin në rrugë kur qeveria nuk u përgjigjet nevojave të tyre. McGovern thekson se e drejta për protestë paqësore mbrohet nga e drejta ndërkombëtare dhe u bën thirrje autoriteteve:

«Qeveria duhet t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve, të garantojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë aspiratat e popullit.»

Ky mesazh vjen në një moment kur tensionet në Tiranë kanë arritur nivele të larta dhe kur imazhet e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë kanë qarkulluar gjerësisht.

Konteksti i Revolucionit Flamingo Protestat e njohura si “Revolucioni Flamingo”, ose si quhen ato tani “Revolucioni Vjeshtor”, nisin më herët në Maj 2026 si lëvizje mjedisore kundër projekteve luksoze në zona të mbrojtura.

Ato u zgjeruan shpejt në një revoltë më të gjerë kundër korrupsionit, kapjes së shtetit dhe qeverisjes së gjatë të Edi Ramës.

Kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e kryeministrit, formimi i një qeverie teknike me mandat të kufizuar, reforma zgjedhore dhe një kontratë e re sociale.

Në javët e fundit, studentët kanë marrë rol qendror, duke i dhënë lëvizjes energji të re.

Reagime të tjera nga Kongresi dhe Senati:

Valë reagimesh ka ardhur edhe nga senatorë dhe kongresmenë të tjerë në SHBA. Senatorët demokratë Chris Murphy, Elissa Slotkin dhe Gary Peters kanë kërkuar de-eskalim, mbrojtjen e protestuesve nga përdorimi i tepruar i forcës dhe luftën kundër korrupsionit.

Ata kanë theksuar se shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë paqësisht dhe të kërkojnë llogari nga të zgjedhurit e tyre.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, republikani Joe Wilson ka deklaruar se shqiptarët meritojnë liri, sundim të ligjit dhe institucione të përgjegjshme, duke kërkuar që qeveria të përmbahet nga çdo formë dhune.

Robert Aderholt dhe Keith Self kanë lidhur protestat me lodhjen e qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar. Mike Lawler, që përfaqëson një distrikt me komunitet të fortë shqiptaro-amerikan, ka thënë se qëndron me zgjedhësit e tij dhe me popullin shqiptar.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Ritchie Torres i cili i ka cilësuar veprimet e policisë si të papranueshme, ndërsa Alexandria Ocasio-Cortez që i përket të majtës radikale në Washington, ka bërë thirrje për ndalimin e shtypjes së dhunshme dhe respektimin e lirisë së shprehjes.

Mesazhi i përbashkët nga Uashingtoni, është:

Pavarësisht dallimeve politike, mesazhet e zyrtarëve amerikanë janë të qarta dhe të përbashkëta. Shqipëria, është aleate e NATO-s dhe partner i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara.

Prandaj, respektimi i të drejtave themelore, sundimi i ligjit dhe dëgjimi i zërit të qytetarëve nuk janë çështje të brendshme të izoluara.

Zyrtarët amerikanë kërkojnë që dhuna të ndalet dhe që të shqiptarët shqiptarë të dëgjohen.

Kështuqë edhe reagimi i kongresisit Jim McGovern shtohet në këtë valë vëmendjeje ndërkombëtare.

Ai vjen pasi protestat kanë kaluar muaj të tërë dhe pasi dhuna e fundit ka ngritur shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut në një vend që pret të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Thirrja mbetet e njëjtë: ndaloni dhunën, mbroni protestën paqësore dhe dëgjoni atë që qytetarët kërkojnë prej 5 muajsh dorëheqjen e panegociushme të e Edi Ramës dhe formimin e një qeverie teknike.@ Beqir Sina, New York

Përditësuar më E Shtunë, 24 tetor 2026, 19:29 CEST

3 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…