
Plagosja në sy e Erjon Vishkullit gjatë protestës, AMP dhe Prokuroria nisin hetimet! Pezullohet edhe efektivi i “Shqiponjave” që dhunoi burrin e rrëzuar në tokë
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke u ndalur te plagosja në sy e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli dhe denoncimet për dhunë nga efektivët e policisë.

Në reagimin e saj, Policia bën të ditur se Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita, ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të hetimeve nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për të zbardhur rrethanat në të cilat i riu pësoi dëmtimin e rëndë në sy.
Për këtë incident kanë nisur hetimet edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Policia e Shtetit ka shprehur keqardhjen për plagosjen e 28-vjeçarit, duke i uruar shërim të shpejtë atij, si dhe qytetarëve, gazetarëve dhe punonjësve të policisë që mbetën të lënduar gjatë protestave në kryeqytet.
Ndërkohë, një tjetër rast i denoncuar në News24 mbrëmë ka sjellë pezullimin nga detyra të një efektivi të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Lexo edhe:
Rama rikthen karriget e dialogut para KryeministrisëBëhet fjalë për inspektorin A. K., i cili, sipas njoftimit të Policisë, është shfaqur duke tejkaluar kompetencat dhe duke mos respektuar parimin e proporcionalitetit gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndaj efektivit është nisur hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Në reagimin e saj, Policia e Shtetit shprehet se çdo rast i dyshuar i tejkalimit të detyrës do të hetohet me paanshmëri dhe profesionalizëm, duke pretenduar se respektimi i ligjit dhe proporcionaliteti në përdorimin e forcës janë parime të panegociueshme.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Komente
Duke ngarkuar komentet…