
Lituania heq ndalimin e armëve bërthamore, Rusia: Po shkojmë drejt përshkallëzimit
Kremlini reagoi ashpër ndaj vendimit të Lituanisë për të hequr ndalimin kushtetues të vendosjes së armëve bërthamore në territorin e saj.

Kremlini reagoi ashpër ndaj vendimit të Lituanisë për të hequr ndalimin kushtetues të vendosjes së armëve bërthamore në territorin e saj.
Për Rusinë, ky hap mund të çojë drejt një përshkallëzimi të mëtejshëm të tensioneve në rajon. Parlamenti lituanez i dha dritën jeshile një lëvizjeje të tillë në votimin e parë nga dy të nevojshmet për miratimin e amendamentit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me qëndrimin e Moskës ndaj këtij zhvillimi, si dhe ndaj një propozimi të bërë këtë muaj nga presidenti amerikan Donald Trump për ndërtimin e një baze ushtarake amerikane në Lituani, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se afrimi i infrastrukturës ushtarake amerikane me kufijtë e Rusisë do të konsiderohej si një hap drejt përshkallëzimit të tensioneve.
Lexo edhe:
BILD jehonë protestës në Tiranë: Revolta studentore! Përplasje, zjarr dhe thirrje për largimin e Ramës“Natyrisht, kjo nuk mund të shihet ndryshe veçse si një hap drejt përshkallëzimit të tensioneve”, tha Peskov. Ai shtoi se i njëjti qëndrim vlen edhe për mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në territorin e një shteti fqinj. Lituania, anëtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s, kufizohet si me Rusinë, ashtu edhe me Bjellorusinë aleate të ngushtë të Moskës.

SHBA-ja ka mbajtur në Lituani një batalion të blinduar me afro 1,000 trupa që nga viti 2019, prania ushtarake e të cilave organizohet me rotacion.
Ndryshimi kushtetues për heqjen e ndalimit të armëve nukleare, kërkon një shumicë prej dy të tretash në dy votime të veçanta parlamentare për të hyrë në fuqi. Ndalimi aktual u vendos mbi tri dekada më parë, pas shkëputjes së Lituanisë nga Bashkimi Sovjetik./Top Channel

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Buletin
Edicioni i Parë
Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.










Komente
Duke ngarkuar komentet…