Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Admin
Admin

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?
Teksti

I pyetur nga Deutsche Welle në Konferencën Federale për Shtyp në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, iu referua vlerësimeve të Komisionit Evropian për vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, Mali i Zi kryeson procesin e integrimit, ndërsa Shqipëria ndodhet pranë tij, por ka ende punë për të bërë, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës.

Këto janë qartësisht detyra që qeveria shqiptare duhet t'i përmbushë. Kërkesa të ngjashme ngre edhe popullsia në Shqipëri, deklaroi Giese.

Ai theksoi se shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë kritere të rëndësishme për anëtarësimin në BE, por nuk komentoi konkretisht akuzat për dhunë policore gjatë demonstratave.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka kërkuar ndërkohë hetimin me përparësi të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.@DW

1 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…