Tragjedi në SHBA/ Adoleshenti hap zjarr në shkollën fillore, vret 3 fëmijë dhe mësuesin. Ekzekutohet nga një qytetar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Oregonit në SHBA, ku tre fëmijë dhe një mësues humbën jetën pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë fillore. Autori i dyshuar, një 16-vjeçar, u vra nga një qytetar që ndërhyri për ta ndaluar.

Admin
Admin

Tragjedi në SHBA/ Adoleshenti hap zjarr në shkollën fillore, vret 3 fëmijë dhe mësuesin. Ekzekutohet nga një qytetar
Teksti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Oregonit në SHBA, ku tre fëmijë dhe një mësues humbën jetën pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë fillore. Autori i dyshuar, një 16-vjeçar, u vra nga një qytetar që ndërhyri për ta ndaluar.

Ngjarja ndodhi të enjten pasdite në shkollën fillore Silver Rail Elementary, në qytetin e Bendit. Sipas shefit të policisë lokale, Mike Krantz, adoleshenti hyri me forcë në shkollë pasi qëlloi me armë drejt dyerve të mbyllura.

Viktimat janë tre fëmijë të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç. Ndërkohë, një fëmijë 7-vjeçar dhe një mësues 54-vjeçar u dërguan në spital në gjendje kritike.

Sipas policisë, një qytetar që ndodhej pranë vendit të ngjarjes ndoqi autorin deri brenda shkollës dhe qëlloi ndaj tij, duke e lënë të vdekur. Identiteti i 16-vjeçarit dhe ai i viktimave nuk janë bërë ende publikë. Gjithashtu, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse i riu kishte lidhje me shkollën.

Policia u njoftua për një person të armatosur rreth orës 12:59 me orën lokale. Telefonata e parë raportonte se një person i panjohur po qëllonte me armë të gjatë drejt një automjeti. Pak minuta më vonë, autoritetet morën telefonata të tjera emergjence, ku raportohej se agresori kishte hyrë në ambientet e shkollës.

Oficerët mbërritën në vendngjarje tre minuta më vonë. Ata konfirmuan vdekjen e autorit dhe më pas kontrolluan ambientet e shkollës.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal. Drejtuesi i administratës së distriktit shkollor, Steven Cook, u shpreh se komuniteti është i shokuar dhe i pikëlluar nga kjo tragjedi.

“Jemi të tronditur dhe zemërthyer nga kjo tragjedi e pakuptimtë. Asnjë fjalë nuk mund ta shprehë plotësisht dhimbjen që po përjeton komuniteti ynë”, deklaroi ai.

Autoritetet njoftuan se shkollat në qytetin e Bendit do të qëndrojnë të mbyllura të premten, në mënyrë që komuniteti të ketë kohë të përballet me [email protected]

1 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…