
Tifozët e Egnatias bojkoton sfidën europiane: bojkotojmë ndeshjen, solidarizohemi dhe mbështesim studentët
Protestat studentore në vend kanë sjellë reagime edhe nga tifozët e futbollit. Grupi Ultras Egnatia ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e skuadrës rrogozhinase kundër Midtjylland, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Protestat studentore në vend kanë sjellë reagime edhe nga tifozët e futbollit. Grupi Ultras Egnatia ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e skuadrës rrogozhinase kundër Midtjylland, e cila do të luhet në kuadër të Ligës së Konferencës.
Përmes një mesazhi publik në Fajsbuk, tifozët kanë bërë të ditur se bojkoti është një akt solidariteti me studentët dhe kërkesat e tyre. Ata kanë zgjedhur të mos e mbështesin ekipin nga shkallët e stadiumit, duke e kthyer mungesën e tyre në një shprehje të qëndrimit ndaj zhvillimeve në vend.

Në reagimin e tyre, Ultras Egnatia theksojnë se vendimi lidhet drejtpërdrejt me mbështetjen për protestat studentore. Sipas tyre, heshtja në stadium është mënyra për të përcjellë mesazhin e solidaritetit.
Lexo edhe:
Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana/ Policia plan masah, ja rrugët që bllokohen dhe itineraret e tifozeriveNdërkohë, Egnatia përgatitet për një përballje të rëndësishme në arenën europiane kundër skuadrës daneze Midtjylland. Takimi është programuar të zhvillohet sot, në orën 18:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, pas zhvendosjes nga Tirana për arsye sigurie, në kushtet e protestave në kryeqytet.
Kështu, sfida europiane e Egnatias do të zhvillohet mes rëndësisë sportive dhe një situate që ka sjellë reagime edhe përtej fushës së lojës @Cogito.al

Më të lexuarat: Sport
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Sport
- 6
- 7
- 8
- 9
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9

Buletin
Edicioni i Parë
Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.










Komente
Duke ngarkuar komentet…