

Shqetësim i madh te Bayern Munich pas problemeve shëndetësore të Vincent Kompany. Trajneri belg është dërguar me urgjencë në një spital të Mynihut, pasi është ndjerë keq në ambientet stërvitore të klubit.
Sipas “Bild”, në qendrën stërvitore të Bayernit ka mbërritur një helikopter, ndërsa Kompany është transportuar më pas drejt spitalit. Deri tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi gjendjen e tij apo arsyen e saktë të transferimit.
“Sky Sports” raporton se 40-vjeçari është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat pas një seance stërvitore.

Kompany kishte pasur probleme shëndetësore edhe gjatë ditëve të fundit për shkak të një infeksioni viral, i cili e kishte detyruar të reduktonte aktivitetin.
Edhe gjatë fitores 6-1 ndaj Leipzigut, trajneri nuk kishte qenë në gjendje të mirë. Sipas raportimeve, ai ishte detyruar të shtrihej në divanin e dhomës së tij si gjatë pushimit, ashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes.
Lexo edhe:
Nis sonte java e 8-të në Premier Ligë: Mançester Siti në provë, Londra përgatitet për derbin Çelsi–TotenhemInfeksioni thuhet se kishte prekur edhe një plagë të vjetër, duke i shkaktuar vështirësi edhe gjatë ngjitjes së shkallëve.

Kompany kishte humbur disa seanca stërvitore dhe ishte zëvendësuar nga ndihmësi Aaron Danks në konferencën për shtyp para sfidës me Arsenalin.
Megjithatë, ai ishte rikthyer në stol në barazimin 2-2 të Bayernit në Champions League, ndërsa më pas kishte pranuar se nuk e kishte dëgjuar sa duhet trupin e tij pavarësisht gjendjes së rënduar.
Tashmë, shqetësimi te kampionët gjermanë është i madh, ndërsa priten informacione të tjera mbi gjendjen e trajnerit belg.

Më të lexuarat: Sport
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Sport
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10



















Komente
Duke ngarkuar komentet…