

Vllaznia ka fituar klasiken e futbollit shqiptar, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 2-0 në stadiumin “Loro Boriçi”, në ndeshjen e javës së tetë të Abissnet Superiore.
Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 38-të. Pas një depërtimi në zonë dhe asistit të Patrik Bardhit, Edon Murataj realizoi një gol spektakolar me thembër, duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase.

Në minutën e 68-të, Vllaznia dyfishoi shifrat. Pas një kombinimi me Muratajn, Adnard Mehmeti dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren e kuqebluve.
Lexo edhe:
Tottenham triumfon në derbin e Londrës, mposht Chelsean 2-0 në “Stamford Bridge”Tirana nuk arriti të reagojë dhe u largua pa pikë nga Shkodra.
Me këtë sukses, Vllaznia regjistron fitoren e dytë në këtë sezon të kampionatit dhe merr tri pikë të rëndësishme për vazhdimin e garës.@Cogito

Më të lexuarat: Sport
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Sport
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Komente
Duke ngarkuar komentet…