
Agron Tufa për Anne Carson: E meriton Nobelin
Shkrimtari dhe përkthyesi Agron Tufa ka përshëndetur dhënien e Çmimit Nobel në Letërsi 2026 për Anne Carson, duke e cilësuar zgjedhjen të merituar.

“Ta gëzojë Çmimin Nobel 2026 Anne Carson! Mendoj se me meritë, pa mik”, shkruan Tufa në reagimin e tij.
Tufa thekson se, pavarësisht vlerësimit ndërkombëtar të Carson, ende nuk ka një libër të saj të përkthyer në shqip.

Në reagimin e tij, ai u sugjeron lexuesve të nisin me Autobiography of Red (1998), romanin në vargje ku Carson rikthen mitin e Geryonit përmes historisë së një adoleshenti të ndjeshëm, fotograf dhe të dashuruar me Herakliun.
Lexo edhe:
Anne Carson fiton Nobelin për LetërsinëMes veprave të tjera që Tufa veçon janë The Beauty of the Husband (2001), një histori dashurie, martese dhe tradhtie e ndërtuar në 29 fragmente poetike, dhe Nox (2010), vepra kushtuar vëllait të ndjerë të Carson.
Sipas Tufës, këto vepra dëshmojnë disa nga temat qendrore të krijimtarisë së autores: dashurinë, vetminë, identitetin, tradhtinë, kujtesën dhe humbjen.

Reagimi i shkrimtarit shqiptar e shoqëron vlerësimin për Nobel-in me një rekomandim për lexuesit në Shqipëri, në kushtet kur, krijimtaria e Anne Carson ende mungon në botimet në gjuhën shqipe.
Eksploro më shumë për këto tema
Më shumë nga SG




Më të lexuarat: Kulturë
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Më shumë nga Letërsia dhe libri

Më të lexuarat: Kulturë
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Buletin
Edicioni i Parë
Emaili ynë i mëngjesit përmbledh lajmet kryesore të ditës, duke ju treguar çfarë ndodh dhe pse ka rëndësi. Çdo ditë pune në orën 7.















Komente
Duke ngarkuar komentet…