
Mbyllet protesta e 129-të para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Protestuesit: Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 129-të radhazi e organizuar kundër qeverisë para godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarët e mbledhur kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, si dhe i kanë kërkuar strukturës së posaçme SPAK nisjen e hetimeve ndaj kreut të qeverisë.
Grumbullimi i protestuesve nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku pjesëmarrësit marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.

Për rreth dy orë me radhë, qytetarët mbajtën fjalime në shesh ku shprehën revoltën dhe indinjatën e tyre ndaj korrupsionit të dyshuar në sistemin qeveritar dhe politik në vend.
Read also:
Rama futet kaçakçe në kryeministri!Pas përfundimit të fjalimeve, marshimi i protestuesve vijoi përgjatë zonës së “Tiranës së Re” dhe sheshit “Uillson”, për t’u rikthyer sërish përpara Kryeministrisë. Pjesëmarrësit paralajmëruan se do të mblidhen sërish ditën e nesërme për të zhvilluar protestën e tyre të 130-të.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Newsletter
First Edition
Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.











Comments
Loading comments…