LiveKuvendi

85 vota për “Territorialen”/ Braçe dhe Spiropali nuk dalin nga rreshti, Balluku shfaqet në Kuvend pas disa javësh. Llogaritë e Ramës dhe frika nga rrjedhja e vo

Reforma Territoriale, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46, ka marrë 85 vota në Kuvend. Në seancë, deputetët Erion Braçe dhe Elisa Spiropali votuan në linjë me mazhorancën, duke mos shfaqur dallime nga qëndrimi i grupit parlamentar, edhe pse më herët kishin shprehur

SG
SG

· Updated

Kuvendi voton sot territorialen, a do ta mbajnë të njëjtin qëndrim edhe në seancë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj?
Deputetët socialistë Erin Braçe dhe Vullnet Sinaj Web
Text
18 updates
Key events▾

Latest · Pinned post

07:09Key event

85 vota për “Territorialen”/ Braçe dhe Spiropali nuk dalin nga rreshti, Balluku shfaqet në Kuvend pas disa javësh. Llogaritë e Ramës dhe frika nga rrjedhja e vo

Reforma Territoriale, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46, ka marrë 85 vota në Kuvend. Në seancë, deputetët Erion Braçe dhe Elisa Spiropali votuan në linjë me mazhorancën, duke mos shfaqur dallime nga qëndrimi i grupit parlamentar, edhe pse më herët kishin shprehur kundërshti për draftin. Ndërkohë, në Kuvend u shfaq edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, pas disa javësh mungesë. Ajo u prit me protesta nga demokratët të cilët hodhën drejt saj ujë dhe sende të forta, madje nuk kursyen as kryeministrin Edi Rama.

Prania e Ballukut në seancë logjikisht i shërbeu llogarive të mazhorancës dhe për ruajtjen e shumicës së cilësuar. Ajo është nën hetim nga SPAK për akuza korrupsioni dhe pastrimi parash. Prej disa javësh nuk merr pjesë në seancat e Kuvendit, por sot mbërriti në sallën e Parlamentit pikërisht në momentin e votimit.

Vetë grupi parlamentar i PS-së numëron 82 mandate, ndërsa tri mandatet e PSD-së plotësuan shumicën e cilësuar, duke e çuar numrin e votave pro në 85.

Reforma Territoriale synon riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore, duke e çuar numrin e bashkive nga 61 në 46. Ky ndryshim do të dominojë debatin politik për mënyrën e organizimit të pushtetit vendor, përfaqësimin e komuniteteve dhe funksionimin e bashkive. Vlen të theksohet se banorët e bashkive të cilat preken e kanë kundërshtuar nismën e mazhorancës.

Në këtë kontekst, 85 votat në favor të reformës bëhen pjesë e llogarive politike të Kryeministrit Edi Rama, kjo në funksion të ruajtjes së mazhorancës së cilësuar në Parlament. Mobilizimi i kryeministrit për të kapur 85 vota tregon frikën e tij nga një rrjedhje e mundshme, gjë e cila nuk ndodhi.

Votimi

Kuvendi miraton projektligjin për ndarjen e re administrative. Mazhoranca arriti të bëjë shumicën e cilësuar, madje duke tejkaluar 84 votat. 85 vota pro shkuan për Reformën Territoriale. Edhe pse paralajmëruan qëndrimin e tyre kundër, socialistët Erion Braçe dhe Elisa Spiropali rezulton të kenë votuar pro. Në sallën e Kuvendit mbërriti edhe kryeministri Edi Rama e ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku e cila mungonte prej disa seancash.

Në Kuvend ishin të pranishëm 116 deputetë.

Në votimin në parim, projektligji u miratua me 84 vota pro.

Votimi u krye në momente kaosi dhe tensionesh, teksa deputetët e PD u revoltuan duke hedhur sende të forta drejt kryeministrit Edi Rama, i cili mbërriti në sallën e Kuvendit pak çaste para se të niste votimi. Por irritimin e demokratëve e ndezi edhe më shumë prania në sallën e Kuvendit e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi iu drejtua Ballukut me fjalët; “Dil jashtë ti e korruptuar. Shko në burg”.

Sipas draftit të Reformës së re Territoriale, numri i bashkive në Shqipëri reduktohet në 46 nga 61. 15 bashki shkrihen ose bashkohen me bashkitë e tjera.

85 vota për “Territorialen”/ Braçe dhe Spiropali nuk dalin nga rreshti, Balluku shfaqet në Kuvend pas disa javësh. Llogaritë e Ramës dhe frika nga rrjedhja e vo
SG

Earlier

22:47Key event

“Jam në minorancë”/ Sinaj ndryshon mendim për Territorialen: Do bashkohem me Grupin e PS-së, është vendim politik

Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, në fjalën e tij në parlament, ndryshoi mendim për qasjen e tij në raport me reformën territoriale.

Sinaj tha se mendimi i tij është në minorancë. Ai theksoi se do të bashkohet me mendimin politik të Grupit të PS-së.

Kështu, Sinaj nënkuptoi se do e mbështesë vendimin e Grupit Parlamentar të PS-së.

Vullnet Sinaj: Unë jam zgjedhur nga banorët e qarkut të Vlorës dhe nuk kam qenë pro kësaj reforme. Por idetë e mia ngelen në minorancë.

Grupi Parlamentar të PS-së ka vendosur që të votohet projektligji për reformën territoriale. Në fund të fundit janë pikëpamje. Në këtë moment, që Grupi i PS ka marrë këtë vendim, vendimmarrja ime i lë vendin vendimmarrjes të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Mbështetja ime nuk është çek i bardhë, por kërkon që të bëhet më mirë dhe për zona malore.

“Jam në minorancë”/ Sinaj ndryshon mendim për Territorialen: Do bashkohem me Grupin e PS-së, është vendim politik
SG
22:20Key event

Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin në lidhje me reformën territoriale.

Berisha tha se Spiropali, por edhe deputetët e tjerë në PS, qëndrimin e tyre kundër reformës duhet ta shoqërojnë me votë kundër.

Kryedemokrati theksoi se nëse kjo ndodh, atëherë fjalimi i Spiropalit, por edhe deputetëve të PS që kanë dalë kundër, do ishte fjalimi më hipokrit në historinë e Kuvendit.

Replika me Spiropalin

Sali Berisha: Shqetësimi i zonjës është shumë serioz. Njeriu që paraqet të ashtuquajturën reformë është një bashkëpunëtor me Eco Tiranën i një organizate të Ndraghetës. Ky njeri në 7 vite ka shpërdoruar qindra milionë euro dhe Tirana çdo vit është bërë më pis. Ftoj që fjalën që mbajtën ta shoqëroni me qëndrimin me votë, përndryshe do të regjistroheni me gërmat më të zeza si fjala më hipokrite në historinë e Parlamentit

Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori
SG
21:59Key event

“Jashtë protestojnë, këtu bëhet teatër” – Spiropali me tone të forta: Kjo nuk është reformë! S’jemi kartona!

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka mbajtur një fjalim kritik nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës ku pritet të votohet reforma e re territoriale, duke ngritur shqetësime të thella mbi decentralizimin e pushtetit, funksionimin e institucioneve dhe sistemin zgjedhor në vend.

Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh me keqardhje për situatën politike, duke theksuar se në Parlament po vazhdohet të bëhet “teatër”, ndërsa jashtë tij qytetarët protestojnë për shkak të mungesës së besimit te institucionet.

Më tej, ajo nënvizoi se kryetarët e bashkive nuk mund të përdoren si prefektë apo vartës të partisë në pushtet, por duhet t’u jepet pesha dhe kompetenca e duhur. Ajo hodhi poshtë edhe retorikën e fitores absolute të të gjitha bashkive nga mazhoranca, duke deklaruar se institucionet duhet të jenë më të fortë se njerëzit që i ushtrojnë ato.

“Me keqardhje shumë të madhe po e marr fjalën, kur shoh se jo vetëm në këtë Parlament vazhdohet të bëhet teatër, por edhe kemi jashtë njerëz që protestojnë. Po edhe më gjerë kemi një mungesë absolute kohezioni, besimi te institucionet, te partitë politike, te ne që jemi këtu, te kontrata sociale, te shtyllat e shtetit. Së bashku kemi zhdukur çdo hapësirë normale komunikimi, besimi, mënyrë të ekzekutimit dhe të administrimit të pushtetit dhe politikës. Po e nis nga vetja, sepse besoj që secili prej nesh duhet ta nisë nga vetja.

Unë besoj se sot, Reforma Territoriale, nuk është një reformë. Duhet ta themi këtu hapur. Nuk diskutojmë një reformë territoriale, sepse nuk është pyetja sa bashki kemi, por sa pushtet duhet të ketë një bashki. A duhet të ketë një reformë territoriale pa një decentralizim të vërtetë? Unë mendoj se duhet të ndryshosh hartën, është e lehtë. Por a mund të ndryshojmë ne së bashku dhe të konceptojmë pushtetin? A ndihen sot qytetarët më pranë vendimmarrjeve?

Decentralizimi nuk është vetëm një çështje e pushtetit vendor. Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi për bashkitë, duhet të diskutojmë edhe për autonominë e institucioneve. Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi nga kryetarët e bashkive, duhet të kërkojmë më shumë përgjegjësi nga çdo nivel qeverisjeje. Nuk mund të flasim për shpërndarjen e pushtetit në territor, pa u folur për përqendrimin e pushtetit.

Këtu dua të kaloj te ushtrimi i pushtetit për të mirë dhe në favor të qytetarëve. Kryetarët e bashkive nuk mund të përdoren as si prefektë, as si elementë të rëndësishëm të partisë në pushtet. Unë jam pjesë e kësaj shumice. Duhet t’u japim atyre kompetencën dhe peshën, sepse i përfaqësojnë të gjithë. Nuk mund të thirren nëpër takime dhe të trajtohen si vartës.

Më vjen shumë keq kur dëgjoj nga kolegë të mi që flasin pa vend sot për të folur me tone të tilla. Ne do i mundnim të gjithë, do i fitojmë të gjitha bashkitë… Jo mo, jo. Nuk është normale që t’i fitosh të gjitha bashkitë. Ne duhet që institucionet tona të jenë më të forta se njerëzit që i ushtrojnë.

Nuk është puna te deputetët e bindur, por te ata të përgjegjshëm. Nuk duhet të reformojmë vetëm pushtetin lokal, por dhe sistemin zgjedhor, që nuk prodhon asgjë. Me lista treçerek të mbyllura, çerek të hapura. Qytetari duhet ta dijë për kë voton. Ne s’jemi as kartona, as njerëz pa përgjegjësi. Mënyra se si ju na drejtoheni është revoltuese. Revolta jonë duhet të jetë edhe e brendshme.

U drejtohet deputetëve të PD: Ju bëni sikur jeni përfaqësues të qytetarëve. Ju thotë kryetari çfarë duhet të bëni dhe ju e bëni. Pavarësia e madhe ju.

Reforma nuk duhet të kërkohet vetëm nga kundërshtari, por edhe së brendshmi. Ne duhet ta meritojmë fitoren. Duhet të kemi guximin të reformojmë partitë tona. Bashkitë tona. Të zgjedhim njerëzit më të mirë që dalin nga proceset e brendshme të partisë.

Qëndrimi im nuk ka qenë personal. Në këtë pikë keni shumë për të bërë”, tha Spiropali.

“Jashtë protestojnë, këtu bëhet teatër” – Spiropali me tone të forta: Kjo nuk është reformë! S’jemi kartona!
SG
20:00Key event

Kuvendi voton sot për Reformën Territoriale – Aktivistët dhe qytetarët rrethojnë Kuvendin: Anuloni votimin! Arrestoni Ballukun!

Protesta e 131-të ka vijuar sot me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku po zhvillohet seanca plenare për miratimin e reformës së re territoriale sipas propozimit të shumicës parlamentare.

Qytetarët e mbledhur kanë shprehur vendosmëri kundër këtij projekti ligjor, duke protestuar që prej orëve të paradites përballë kordonit të fortë të forcave të policisë pranë Kuvendit.

Me thirrje e pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar zyrtarisht anulimin e menjëhershëm të votimit për ndarjen e re administrative, si dhe dorëheqjen e kabinetit qeveritar, duke theksuar se duhet shkrirë qeveria dhe jo bashkitë e vendit.

Po ashtu, një nga kërkesat kryesore të tubimit ka qenë vënia përpara drejtësisë dhe arrestimi i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kuvendi voton sot për Reformën Territoriale – Aktivistët dhe qytetarët rrethojnë Kuvendin: Anuloni votimin! Arrestoni Ballukun!
SG
17:39Key event

Zbardhet debati pa mikrofon! Braçe mes thirrjeve për t’u larguar nga foltorja: A është gati qeveria të delegojë pushtetin afër qytetarit?! Po nuk bëmë k

Deputeti i PS, Erion Braçe refuzoi të largohej nga foltorja e Kuvendit gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale, duke vijuar fjalën e tij për disa minuta me mikrofonin e mbyllur.

Gjatë fjalës së tij ai ngriti pyetjen nëse qeveria është gati të delegojë pushtet real tek pushteti vendor, duke theksuar se nëse nuk bëhet kjo, nuk është bërë asgjë.

Mes ndërhyrjeve të vazhdueshme të drejtueses së seancës, Evis Kushi, Braçe vijoi deklaratën e tij duke shtuar se problemi nuk janë letrat, por janë njerëzit dhe se një hartë e re nuk e bën vendin automatikisht pjesë të fondeve të kohezionit social të Bashkimit Evropian.

Diskutimi i plotë:

Braçe: Pavarësisht se si mund të mendojë thuajse e gjithë qeveria, është… a është gati qeveria të delegojë pushtet real tek pushteti vendor? A është gati qeveria të delegojë kompetenca, funksione, buxhete, tatime, taksa, të ardhura, prona, që i bëjnë ato e që i shkojnë në fakt atij komuniteti atje, atij pushteti që është afër qytetarit? Në qoftë se s’bëjmë këtë, keq më vjen por nuk…

Ndërhyn drejtuesja e seancës: Po, faleminderit zoti Braçe.

Braçe: Në qoftë se s’bëjmë këtë, keq më vjen por nuk kemi bërë gjë. Dhe mund të mblidhemi të gjithë këtu e t’i japim këtij emrin e saj, hartës, si të doni.

Ndërhyn drejtuesja e seancës: Zoti Braçe, faleminderit! Ju lutem…

Braçe: Por kjo…

Ndërhyn drejtuesja e seancës: Fjala është për zotin Arjan Ndoja.

Braçe: Por kjo nuk është e tillë! Bëhet e tillë në qoftë se njerëzit e besojnë si të tillë. Mund ta bëjmë me vete atë, por duhet ta besojnë njerëzit këtë! Sepse problemi ynë janë njerëzit! Problemi ynë… problemi ynë nuk janë letrat, janë njerëzit!

Ndërhyn drejtuesja e seancës: Zoti Braçe, ju lutem! Fjalën ia kam dhënë zotit Arjan Ndoja.

Braçe: E fundit gjë… e fundit gjë se nuk do të jetë më pak… E fundit gjë që dua… e fundit gjë që dua të them: E dëgjova me shumë vëmendje argumentin që e gjitha po bëhet për fondet e kohezionit dhe të zhvillimit rajonal të Bashkimit Evropian. Në rregull, po e mendon kush atë që thotë dhe e beson kush atë që thotë? Po si… si mendoni ju që një hartë na bën pjesë automatike të fondeve të kohezionit social të Bashkimit Evropian? Po jo! Unë mendoj që ka kushte, ka me qenë… ka infrastrukturë që duhet të ndërtohet…

Ndërhyn drejtuesja e seancës: Zoti Braçe, ju lutem! Tërheq vëmendjen të lironi foltoren.

Braçe: Dhe vetëm kjo hartë nuk e jep këtë gjë, vetëm kjo hartë nuk e garanton sot, nuk e garanton këtë gjë! Dhe është thelbësore për të kuptuar që gjërat duhet t’i bëjmë vërtet!

Ndërhyn drejtuesja e seancës: Zoti Braçe, po pengoni zhvillimin e seancës! Ju lutem lironi foltoren. Sigurisht që jo… jo… Lironi foltoren…

Braçe: Pra, vetëm kaq nuk mjafton! Do të kisha dashur që një shtet i tërë, një qeveri e tërë, unë besoj se e kishte gjithë mundësinë të kishte sjellë këtu hartën dhe të gjitha kompetencat që i çojnë pushtetit real te qytetari. Të gjitha, pa përjashtim! Dhe që t’i bëjnë ata realisht të ndihen pjesë e një pushteti, ta kenë dhe ata në dorë pushtetin në kufi! Faleminderit!“.

Zbardhet debati pa mikrofon! Braçe mes thirrjeve për t’u larguar nga foltorja: A është gati qeveria të delegojë pushtetin afër qytetarit?! Po nuk bëmë k
SG
14:30Key event

“’Territorialja’, e pakonsultuar dhe pa mbështetje ndërkombëtare”/ Marjana Koçeku thirrje socialistëve: Mos shkrini vlerat e komuniteteve!

Deputetja Marjana Koçeku ka dalë kundër Reformës Territoriale, duke e cilësuar atë si një nismë të pakonsultuar me komunitetet dhe që, sipas saj, nuk respekton parimin e decentralizimit.

Në një apel drejtuar socialistëve, Koçeku deklaroi se reforma nuk është ligji që kanë kërkuar komunitetet dhe se nuk mjafton vetëm një ditë votimesh për ta legjitimuar atë.

“Reforma nuk është ligji që kanë kërkuar komunitetet, që nuk kanë nevojë për një ligj të pa konsultuar, që nuk respekton decentralizimin dhe nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Nuk mjafton një ditë votimesh për të legjitimuar ligjin”, u shpreh ajo.

Koçeku theksoi se çështja e ndarjes territoriale nuk duhet të shihet vetëm nga Tirana, por duke marrë parasysh nevojat dhe specifikat e çdo komuniteti në vend.

“Çështjet nuk duhen parë vetëm nga karrigia dhe Tirana, por nga këndvështrimi i çdo pjese të Shqipërisë”, tha deputetja.

Ajo u bëri thirrje socialistëve që të marrin në konsideratë vlerat dhe veçoritë e komuniteteve, duke argumentuar se ato nuk duhet të humbasin si pasojë e ndryshimeve territoriale.

“Jam kundër Territoriales sepse e njoh forcën e komuniteteve që kanë vlera që nuk duhet t’i shkrijmë, por t’i ndihmojmë e t’i forcojmë”, deklaroi Koçeku.

“’Territorialja’, e pakonsultuar dhe pa mbështetje ndërkombëtare”/ Marjana Koçeku thirrje socialistëve: Mos shkrini vlerat e komuniteteve!
SGEdited
14:01Key event

‘Sherr’ brenda dhe jashtë Kuvendit/ Garda rrethon foltoren, protestuesit përplasen fizikisht me efektivët, Policia përgjigjet me spraj lotsjellës

Ndërsa brenda Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën plenare, jashtë godinës situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Tubuesit janë përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë dhe duke tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit.

Situata është përshkallëzuar më tej, teksa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.

Protesta zhvillohet në kohën kur brenda Kuvendit po mbahet seanca, ku po diskutohet edhe çështja e territoriales e cila pritet të votohet.

Video/ Incident në protestën jashtë parlamentit, një i ri dhunohet gjatë tubimit

“Mos na tregoni çfarë thotë EPP”/ Bardhi-Ballës: Ju ka kërkuar arrestimin e Ballukut, nuk e dëgjuat

Kuvendi hedh poshtë kërkesën për heqjen e Territoriales nga rendi i ditës/ Berisha: Duhet të kalohet në referendum. Balla: Ligji votohet sot

“Mos i dil për zot vilave të Ballukut”, Bardhi-Ballës në Kuvend: Me 82 vota i dolët kundër SPAK për të mbrojtur një të korruptuar

“Ku e keni Lubinë?”, Berisha në Kuvend: Çohu në këmbë, të shohë kombi se çfarë malli je

Nis seanca parlamentare, nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, çfarë pritet të ndodhë

Votohet për ligjin e Reformës Territoriale, PS mbledh grupin parlamentar para seancës së sotme.

‘Sherr’ brenda dhe jashtë Kuvendit/ Garda rrethon foltoren, protestuesit përplasen fizikisht me efektivët, Policia përgjigjet me spraj lotsjellës
SG
13:59Key event

“Kush ia jep Gardës të drejtën të më ndalojë të flas”/ Demokrati i bie me grusht foltores, Peleshi i përgjigjet Bardhit: Kuvendi s’është arenë gladiatorësh

Tensione në Kuvend, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka tentuar të shkojë në foltore për të folur, por është ndaluar nga një anëtar i Gardës.

Kjo e ka bërë Bardhin të shpërthejë kundër kreut të Parlamentit, Niko Peleshi, dhe të godasë me grusht foltoren.

Gazment Bardhi: Me çfarë të drejtë anëtari i Gardës më ndalon të flas në foltore. Kush ia jep këtë të drejtë? Ju rrini aty dhe heshtni. Si mundet të më pengojë garda mua të flas? Kush e futi Gardën brenda. Kush ia jep këtë të drejtë?

Niko Peleshi: Ligji, Kuvendi nuk është arenë gladiatorësh. ke kohë 2 minuta.

Bardhi: Kam 40 pyetje dhe do marr kohën time sa të dua unë dhe nuk të pyes as ty dhe as gardën tënde.

Peleshi: Ke 1 minutë kohë

Bardhi: Ka mundësi mos të më provokosh

Peleshi: Përfundoi koha, 1 minutë

Bardhi: Nuk ka kohë në pyetje

Peleshi: Nuk e vendosni ju, e vendos Rregullorja atë

Peleshi: Përfundoni. Mikroni është hapur. Ua tregoj rregulloren

Bardhi: Hej zot i madh do më tregojë ky, ky i mbaruari.

“Kush ia jep Gardës të drejtën të më ndalojë të flas”/ Demokrati i bie me grusht foltores, Peleshi i përgjigjet Bardhit: Kuvendi s’është arenë gladiatorësh
SG
13:55Key event

“Jemi më të fortë se kurrë! Mos kini asnjë shpresë, reforma do të votohet”/ Blendi Klosi: Pas “Territoriales” nuk do fitoni dot bashki as sa gishtat e dorës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka sfiduar demokratët lidhur me reformën territoriale, teksa ka deklaruar se ndryshimet do të miratohen dhe se opozita do të humbasë më tej bashki në zgjedhjet e ardhme lokale.

Gjatë deklaratës së tij, Klosi tha se Partia Socialiste është “më e fortë se kurrë”, ndërsa u shpreh se demokratët nuk do të fitojnë më shumë se “gishtat e dorës” në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Jemi më të fortë se kurrë. Ju sfidojmë se do merrni më pak se gishtat e dorës bashki nga ato që do të dalin sot nga votimi. Bashkitë që do të dalin sot nga votimi, ne do t’i fitojmë”, deklaroi Klosi.

Ai akuzoi opozitën se shmang përballjen me argumente dhe kritikoi qëndrimin e saj ndaj diskutimit për reformën territoriale.

“Prapë me hile dhe frikacake ju, nuk merrni dot një vendim në profilin tuaj politik. E keni raportin me ata që janë jashtë. Nuk doni të flisni kur të hapet diskutimi, që të thoni nuk flasim, por dalim jashtë. Ne jemi këtu të përballemi me argumente”, tha ai.

Klosi mbrojti gjithashtu bashkimin e njësive vendore, duke argumentuar se kjo do t’i bëjë bashkitë më të forta.

“Bashkimi i bën më të forta bashkitë. Mos kini asnjë shpresë, reforma do të votohet”, u shpreh në përfundim Blendi Klosi.

“Jemi më të fortë se kurrë! Mos kini asnjë shpresë, reforma do të votohet”/ Blendi Klosi: Pas “Territoriales” nuk do fitoni dot bashki as sa gishtat e dorës
SGEdited
12:53Key event

“Policët në rresht të parë të maskuar dhe pa numër identifikimi”/ Korreshi për tensionet në protestë: Shajnë qytetarët me libër shpie, s’po dimë me kë përballem

Deputeti Saimir Korreshin në një deklaratë për mediat, ka ngritur shqetësimin për situatën e tensionuar jashtë Kuvendit ku mbahet edhe protesta.

Korreshi theksoi se në rreshtin e parë të vendosur ku është edhe kordoni policor, efektivët tha ai nuk janë me numër identifikimi.

“Këta të maskuarit nuk kanë as numër identifikimi. Ka edhe një krye-surrat këtu që shan me libër shtëpie të gjithë protestuesit. Se i ka hallatet si Ad Hila apo si Ergysit nuk e dimë…Por duhet të shihen që janë pa numër identifikime dhe pa numër identifikimi. Këta të rreshtit të parë nuk kanë numër identifikimi. Ne nuk dimë me kë përballemi. Hedhin sprej me piper. Çfarë patën sot kush i shtyu të shajnë protestuesit dhe të bëjnë gangon, të mbrojtur nga shoku Skëner”, tha Korreshi.

SG
12:18Key event

Tensione në protestë! Të shtrirë në tokë, disa qytetarë ndjehen keq, hidhet sprej lotsjellës/ Një person i dëmtuar në kokë, merret me ambulancë

Ambulanca ka mbërritur para ambienteve të Kuvendit, pasi situata është tensionuar.

Është hedhur sprej me piper, ndërsa qytetarët kanë shfaqur shqetësime. Disa prej tyre shihen në tokë.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për News24 se një person ka pasur dëmtime në kokë dhe se nuk dihen se shkaqet. Qytetari është transportuar me ambulancë drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Tensione në protestë! Të shtrirë në tokë, disa qytetarë ndjehen keq, hidhet sprej lotsjellës/ Një person i dëmtuar në kokë, merret me ambulancë
SG
10:25Key event

“Gjithë Shqipëria në Tiranë”/ Berisha: Protesta e sotme pa simbole partiake. Revoltë e të gjithë atyre që po u shkelmohen të drejtat në mënyrë kriminale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën e paralajmëruar sot në Tiranë, duke theksuar se ajo, sipas tij, do të zhvillohet pa simbole partiake.

Berisha tha se në kryeqytet kanë mbërritur qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe se protesta do të përfaqësojë banorë nga të gjitha bashkitë.

“Protesta është e qytetarëve, kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria. Janë protestuesit e të gjitha bashkive. Pa simbole partiake. Do të jetë një protestë e njerëzve që shohin se po shkelmohen interesat e tyre në mënyrë kriminale”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha
SG
10:11Key event

Perimetër sigurie dhe rreth 1500 efektivë në gatishmëri/ PD asnjë njoftim zyrtar në polici për zhvillimin e protestës

Protestuesit kanë nisur të mblidhen pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa forcat e policisë kanë vendosur një perimetër sigurie deri në trotuarin përballë godinës.

Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie në gatishmëri. Forcat e rendit janë pozicionuar në disa pika përreth zonës, ndërsa situata po monitorohet nga afër.

Ndërkohë, bëhet e ditur se as Partia Demokratike dhe as qytetarët nuk kanë bërë njoftim zyrtar në polici për zhvillimin e protestës.

Protestuesit vijojnë të mblidhen pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa pritet që numri i pjesëmarrësve të rritet në vijim.

SGEdited
09:57Key event

Nis grumbullimi i protestuesve, Policia “blindon” zonën te Ministria e Brendshme

Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në afërsi të Ministrisë së Bredshme.

Forcat e policisë janë vendosur në trotuarin përballë godinës, si një perimetër sigurie, ndërkohë që në krah të rrugës është vendosur dhe gardh metalik.

Skena në fjalë është bërë tashmë traditë e protestave që mbahen sa herë ka seancë plenare, ndërkohë që sot do të kalojë për votim në Kuvend drafti për hartën e re territoriale.

SG
09:51Key event

“Territorialja”/ “Të gjithë në protestë para Kuvendit”, Sali Berisha: Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar para Kuvendit, kur pritet të diskutohet reforma territoriale.

Përmes një reagimi, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po synon të ndryshojë hartën territoriale për interesa politike.

“Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij! Ora 10:00, të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit! Përtej çdo bindjeje politike, t’i dalim zot interesit qytetar!”, shkruan Berisha.

Opozita kundërshton propozimin për reformën territoriale, ndërsa e ka konsideruar atë si një nismë që prek drejtpërdrejt komunitetet dhe interesat e qytetarëve.

“Territorialja”/ “Të gjithë në protestë para Kuvendit”, Sali Berisha: Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij!
SG
09:44Key event

Opozita ka paralajmëruar protestë, Tedi Blushi: Sot ditë historike, çdo deputet do të përballet me votën e tij

edi Blushi: Sot është ditë historike, çdo deputet do të përballet me votën e tij

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar për zhvillimet në Kuvend, në ditën kur pritet të votohet reforma e re territoriale. Blushi e ka cilësuar seancën plenare si një moment vendimtar dhe u ka bërë thirrje deputetëve që të mos votojnë projektin.

Sipas tij, seanca e sotme ka vetëm një qëllim: ndalimin e miratimit të njëanshëm të asaj që ai e cilëson si projekt për “shpopullimin dhe zhbërjen e Shqipërisë”.

Blushi ka kritikuar edhe masat e sigurisë pranë Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën se po përpiqet të krijojë një “normalitet punimesh” ndërsa institucioni është i rrethuar me forca policore.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të mos bëhen pjesë e asaj që e cilësoi si “farsë” dhe të përfaqësojnë qytetarët që, sipas tij, janë ngritur në protestë kundër reformës.

“Çdo deputet do të përballet me emrin që shqiptarët dhe historia do t’i japë zgjedhjes së tij: Patriot ose Tradhtar!”, deklaroi Blushi.

Ai e cilësoi ditën si “historike”, duke theksuar se do të mbahet shënim çdo qëndrim dhe çdo votë e deputetëve gjatë procesit të votimit.

“Seanca e sotme plenare ka vetëm një rend dite: Të ndalet miratimi i njëanshëm i projektit për shpopullimin dhe zhbërjen e Shqipërisë.

Çdo përpjekje tinzare për të imponuar “normalitet punimesh” në një Kuvend të rrethuar me blinda dhe narkopolicë dhe të marrë peng nga mafia duhet përbuzur me neveri.

Sot, çdo deputet që e quan veten shqiptar dhe jo shqip-folës ka vetëm një axhendë: Të mos bëhet pjesë e asnjë farse, të mos votojë shpopullimin e Shqipërisë, të përfaqësojë çdo shqiptar të ngritur në revoltë dhe të jetë në lartësinë e përgjegjësisë politike dhe kombëtare që kërkon koha.

Sot është një ditë historike ku do të mbahet shënim çdo qëndrim dhe çdo votë.

Çdo deputet do të përballet me emrin që shqiptarët dhe historia do t’i japë zgjedhjes së tij: Patriot ose Tradhtar!’, shkruan ai.

Opozita ka paralajmëruar protestë, Tedi Blushi: Sot ditë historike, çdo deputet do të përballet me votën e tij
SGEdited
09:04Key event

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, ja çfarë përmban rendi i ditës

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00, në një seancë plenare me 18 pika në rendin e ditës. Në fokus janë katër interpelanca me ministra, reforma administrativo-territoriale, si dhe një sërë projektligjesh që prekin sektorë të ndryshëm.

Bëhet e ditur se seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 5 tetorit dhe njoftimet. Më pas do të zhvillohet një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në vijim janë parashikuar tre interpelanca të tjera. Dy prej tyre janë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara respektivisht nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Interpelanca e katërt është me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Një prej pikave kryesore të seancës është projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, që pritet të jetë një nga çështjet me më shumë interes në Kuvend.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu projektligji për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta, si dhe ndryshime në ligjet për bankat dhe sistemin e pagesave.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe ndryshime në ligjin për mbrojtjen e mjedisit, projektligjin për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale, si dhe ndryshime në legjislacionin për markat tregtare, patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë.

Një tjetër pikë e rëndësishme është projektvendimi për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., lidhur me marrëveshjet e bashkëpunimit, prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

Në fund të seancës do të shqyrtohet edhe një projektvendim për ndryshime në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit, ndërsa deputetët do të kenë mundësi të diskutojnë edhe për çështje jashtë rendit të ditës.

Kuvendi i Shqipërisë / Seance plenare
Kuvendi i Shqipërisë / Seance plenare
SGEdited
08:35

Kuvendi voton sot territorialen, a do ta mbajnë të njëjtin qëndrim edhe në seancë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj?

Harta e re me 46 bashki përballet sot me votimin në Kuvend dhe me kundërshtime brenda vetë mazhorancës. Seanca nis në orën 10:00, ndërsa vëmendja është përqendruar te Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj: a do të mbajnë dy deputetët e PS-së të njëjtin qëndrim edhe në seancën e sotme kur të ngrihen kartonët?

Dy deputetët socialistë kanë votuar kundër draftit në mbledhjen e grupit parlamentar. Propozimi parashikon shkrirjen e 15 bashkive, duke e ulur numrin e njësive vendore nga 61 në 46. Kundërshtimet e tyre lidhen me mënyrën e bashkimit dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët.

Për miratimin nevojiten 84 vota pro. Pas largimit të Marjana Koçekut nga grupi, socialistët numërojnë 82 deputetë. Nëse Braçe dhe Sinaj votojnë kundër, edhe mbështetja e tre deputetëve të PSD-së do ta çonte këtë përllogaritje në 83 vota. Për ta kaluar reformën do të duhej të sigurohej të paktën një votë tjetër.

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, ka këmbëngulur se qëndrimi i përbashkët është miratimi. “Vendimi politik i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është që të gjithë deputetët duhet të votojnë pro”, deklaroi ai. Pra, votimi i sotëm do të tregojë nëse kundërshtimi i shprehur brenda grupit do të mbetet në fuqi edhe përballë vendimit të partisë.

Opozita ka paralajmëruar aksion brenda sallës dhe protesta jashtë Kuvendit. Në orën 10:00 është njoftuar edhe tubimi i “Flamingove”, ndërsa mbetet e paqartë nëse dy mobilizimet do të bashkohen.

Seanca përfshin gjithashtu katër interpelanca. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, do të përballet me pyetjet e deputetëve të PD-së për proporcionalitetin e reagimit të Policisë ndaj protestuesve.

Veç territoriales, rendi i ditës përmban tetë projektligje të tjera, mes tyre ndryshime për bankat, sistemin e pagesave, mbrojtjen e mjedisit dhe pronësinë industriale, si edhe marrëveshjen për pikat e përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Në votim parashikohet të kalojë edhe kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për “KAYO”, me objekt kontrollin e ligjshmërisë së marrëveshjeve dhe veprimtarisë së kompanisë shtetërore në prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

Last modified Fri, 9 Oct 2026 07:09 CEST

2 min read

More from SG

All articles by SG →

Comments

Loading comments…

Newsletter

First Edition

Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.

No spam. Unsubscribe in one click, whenever you like.