

Pas votimit, kryeministri Edi Rama u largua duke qeshur i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe kreu i Kuvendit Niko Peleshi. Rama ndaloi për disa çaste me të dy duke biseduar

Erion Braçe u pa me kokën të mbështetur në dorë, ndërsa Elisa Spiropali ka qëndruar në këmbë gjatë votimit duke pritur me padurim të largohej.


Nga ana tjetër, nuk munguan episodet për t’u veçuar edhe në krahun e opozitës. Gazment Bardhi hodhi bidonë uji drejt kryeministrit Edi Rama dhe lagu disa deputetë socialistë, ndërsa Klevis Balliu buçiste një bori kamioni duke krijuar zhurmë në sallën e Kuvendit.
Read also:
Rama futet kaçakçe në kryeministri!

Gjithsesi, mazhoranca miratoi me 85 vota pro Reformën Territoriale, ndërsa 34 vota të opozitës ishin kundër. Momenti i votimit u shoqërua me momente kaosi dhe tensioni, pasi në sallën e Kuvendit u shfaq zv/kryeministrja Belinda Balluku për të votuar Reformën Territoriale. Demokratët iu drejtuan asaj me fjalët “hajdute”, “e korruptuar” apo dhe “dil jashtë” e “në burg”.

Tensionet nuk u ndalën me kaq, por Gazment Bardhi hodhi ujë drejt saj dhe bidonë kryeministrit Edi Rama.
More from SG




Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
More from Vendi




Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Newsletter
First Edition
Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.











Comments
Loading comments…