Tifozët e Egnatias bojkotojnë sfidën europiane: solidarizohemi me studentët dhe mbështesim kërkesat e tyre

Protestat studentore në vend kanë sjellë reagime edhe nga tifozët e futbollit. Grupi Ultras Egnatia ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e skuadrës rrogozhinase kundër Midtjylland, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Admin
Admin

Tifozët e Egnatias bojkotojnë sfidën europiane: solidarizohemi me studentët dhe mbështesim kërkesat e tyre
Text

Protestat studentore në vend kanë sjellë reagime edhe nga tifozët e futbollit. Grupi Ultras Egnatia ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e skuadrës rrogozhinase kundër Midtjylland, e cila do të luhet në kuadër të Ligës së Konferencës.

Përmes një mesazhi publik në Fajsbuk, tifozët kanë bërë të ditur se bojkoti është një akt solidariteti me studentët dhe kërkesat e tyre. Ata kanë zgjedhur të mos e mbështesin ekipin nga shkallët e stadiumit, duke e kthyer mungesën e tyre në një shprehje të qëndrimit ndaj zhvillimeve në vend.

Në reagimin e tyre, Ultras Egnatia theksojnë se vendimi lidhet drejtpërdrejt me mbështetjen për protestat studentore. Sipas tyre, heshtja në stadium është mënyra për të përcjellë mesazhin e solidaritetit.

Ndërkohë, Egnatia përgatitet për një përballje të rëndësishme në arenën europiane kundër skuadrës daneze Midtjylland. Takimi është programuar të zhvillohet sot, në orën 18:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, pas zhvendosjes nga Tirana për arsye sigurie, në kushtet e protestave në kryeqytet.

Kështu, sfida europiane e Egnatias do të zhvillohet mes rëndësisë sportive dhe një situate që ka sjellë reagime edhe përtej fushës së lojës @Cogito.al

Last modified Thu, 15 Oct 2026 17:56 CEST

1 min read

Comments

Loading comments…

Newsletter

First Edition

Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.

No spam. Unsubscribe in one click, whenever you like.