
Kryepolici Hita: Protesta nuk u organizua nga studentët, Policia ka dokumentuar aktet e dhunës
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se protesta e zhvilluar në Tiranë nuk ishte organizuar nga studentët. Gjatë një konference për mediat, ai theksoi se autoritetet kanë mbledhur prova për aktet e dhunës ndaj institucioneve publike dhe bizneseve private, ndërsa paralajmëroi masa ligjore ndaj personave përgjegjës.

Sipas Hitës, Policia ka bashkëpunuar që në fazat e para me Prokurorinë e Tiranës për identifikimin e personave të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestës. Ai bëri të ditur se janë siguruar pamje filmike që dokumentojnë dëmtimet e shkaktuara në institucione dhe biznese, si dhe veprimet e personave të kapur gjatë kryerjes së akteve të paligjshme.
Drejtori i Policisë së Shtetit raportoi gjithashtu se numri i efektivëve të plagosur ka kaluar 71. Ai mbrojti mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit, duke deklaruar se përdorimi i forcës ishte në përputhje me ligjin dhe procedurat standarde të policisë.

Hita e cilësoi situatën si një përshkallëzim të rëndë të dhunës, e cila, sipas tij, nuk u kufizua vetëm në një zonë të kryeqytetit. Në këtë kontekst, ai u bëri thirrje qytetarëve dhe veçanërisht studentëve të distancohen nga aktet e dhunshme.
Read also:
Rama futet kaçakçe në kryeministri!Kreu i Policisë paralajmëroi se, nëse incidentet vijojnë, institucionet e rendit do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit dhe do të ndjekin procedurat përkatëse ndaj personave përgjegjë[email protected]
Explore more on these topics

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories
Live






- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Newsletter
First Edition
Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.











Comments
Loading comments…