

Profil
Prof. Asoc. Dr. Milazim Krasniqi
Analist / Studiues, Cogito·1 artikull
Milazim Krasniqi është profesor në Universitetin e Prishtinës, poet, dramaturg, studiues i letërsisë dhe publicist. Është autor i afro 30 librave, në të cilët përfshihen vëllime poetike, romane, drama, studime letrare dhe vepra publicistike. Ndër veprat e tij më të njohura janë Soneti në poezinë shqipe, Fotografitë e kujtimeve, Fijet e shpirtit, Bryma e vdekjes, Lulja e shpëtimit, Imazhi gri, Pirg vegimi, Rulet rus për Ali Pashën, Monedha e Gentit dhe Një Antigonë e re. Është gjithashtu autor i tekstit universitar Hyrje në Gazetari. Krahas krijimtarisë letrare dhe veprimtarisë akademike, Krasniqi ka një kontribut të gjatë në publicistikë. Ka qenë kolumnist dhe komentues politik, bashkëpunëtor i Radio Evropa e Lirë, redaktor përgjegjës i gazetës Bota Sot dhe drejtues i revistave Fjala dhe Interesi Nacional. Është ndër themeluesit e Institutit të Medies dhe redaktori i parë i revistës Media. Ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës dhe sekretar i Asociacionit të Shkrimtarëve të Kosovës.








