“Radiostacioni” i Beogradit!

Mentor Kikia
Mentor Kikia

Teksti

Kur bien autokracitë, nuk bien vetëm ata që janë në pushtet. Presidentë, kryeministra e anëtarë të kabinetit qeveritar.

Autokracitë janë sisteme. Ato përbëhen nga pushtetarë të plotfuqishëm, njerëz të besuar, të gatshëm të bëjnë gjithçka për të qenë pranë të fuqishmit, sipërmarrës të “oborrit”, që përfitojnë nga fondet publike dhe shërbejnë si ndërmjetës të korrupsionit, njerëz të botës gri dhe të errët dhe padyshim, media.

Kontrolli i mediave është objektiv i çdo qeverie. Toni Bler ishte i pari, në një demokraci perëndimore, që realizoi “kolektivizimin” e mediave përmes arkitektit të tij Alister Kembëll. “Shkolla” e Kembëllit u zbatua nga disa vende, por në mënyrë agresive në Ballkan. Mediat u blenë, u korruptuan dhe u shndërruan në ortakë të pushtetit. Pronarët i panë mediat thjesht si biznese apo si rrugë për të flirtuar me pushtetin, duke i devijuar nga misioni i tyre e duke i kthyer në mjete të disinformimit dhe përpunimit të opinionit publik.

Çfarë ndodhi në Serbi një ditë pas rënies së Vuçiçit?

Televizioni publik i Beogradit, në një qëndrim të paprecedentë, kërkoi ndjesë publike sepse kishte gënjyer duke dhënë lajme të pavërteta në shërbim të regjimit.

Ndërsa, protestuesit e deridjeshëm, nën euforinë e fitores, mësynë redaksinë e një televizioni që shërbente për shpëlarjen e figurës së Vuçiçit. Ata nxorën jashtë stafin, duke ndërprerë transmetimin.

Skena në televizionin e Vuçiçit i ngjasonte një filmi të realizmit socialist në Shqipëri, “Radiostacioni”, kur partizanët morën kontrollin e Radio Tiranës./Cogito.al/

---

Ky është artikull ekskluziv i Cogito.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Cogito.al, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Eksploro më shumë për këto tema

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…