
CRCA–ECPAT dhe ALO 116-111 kërkojnë hetim për dhunën policore
Organizatat raportojnë pretendime për dhunë dhe ndalime të të miturve gjatë protestave dhe kërkojnë hetim të pavarur e dialog politik me të rinjtë.

CRCA–ECPAT Shqipëri dhe ALO 116-111 kërkuan hetim të pavarur për ushtrimin e dhunës policore ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve gjatë protestave të 14 dhe 15 tetorit në Shqipëri.
Në një deklaratë publike, organizatat thanë se kanë marrë raportime nga mediat dhe prindërit për të mitur të dyshuar si viktima të dhunës ose të ndalimeve policore. Ato kërkuan gjithashtu verifikimin e identitetit dhe autorizimit të personave me veshje civile që, sipas pamjeve të publikuara, kanë ndaluar adoleshentë.

Organizatat kërkuan që Policia e Shtetit të shmangë përdorimin e forcës së panevojshme ose joproporcionale dhe që Avokati i Popullit dhe institucionet për mbrojtjen e fëmijëve të monitorojnë veprimet policore.
Read also:
Reagon Presidenti Begaj: Mbetem i hapur për dialog me protestuesitDeklarata dënon edhe dhunën e ushtruar nga disa protestues ndaj punonjësve të policisë dhe dëmtimin e pronës publike e private. Sipas organizatave, këto akte nuk justifikojnë përdorimin e forcës së tepruar ndaj të miturve.
CRCA–ECPAT Shqipëri dhe ALO 116-111 i kërkuan Kuvendit dhe partive parlamentare të nisin dialog me studentët dhe të rinjtë protestues, duke argumentuar se kriza nuk mund të zgjidhet vetëm përmes ndërhyrjeve [email protected]

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10

Newsletter
First Edition
Our morning email breaks down the key stories of the day, telling you what is happening and why it matters. Every weekday at 7am.











Comments
Loading comments…