Replika si në rrugë! Balla, përgjigjet me fyerje: "zëvendësminister hale". Nuk mbetet pas as Rrumbullaku

Pyetjes ironike të ish-zëvendësministrit të Arsimit për takimet e Pranisë Besnike të PS-së, kryetari i grupit të PS-së iu përgjigj me sharje, Rrumbullaku ia kthen me fyerje edhe më të rënda.

Admin
Admin

Replika si në rrugë! Balla, përgjigjet me fyerje: "zëvendësminister hale". Nuk mbetet pas as Rrumbullaku
Text

Balla iu përgjigj si autor i postimit, komentit ironizues të Rrumbullakut: "Kemi bërë dhe ne gabime të kishim një zëvendësminister hale si puna jote!", u shpreh ai, duke e cilësuar Rrumbullakun si gabim të qeverisë së mëparshme.

Rrumbullaku nuk e la pa përgjigje. Ai e quajti Ballën "hale e qelbur" dhe "vemje", duke e akuzuar se nuk ka qenë pjesë e debateve kryesore televizive kundër PD-së në vitin 2013. Sipas tij, në ato debate kanë qenë Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj dhe Damian Gjiknuri, ndërsa Balla, tha ai, "nuk ekzistonte fare".

Shkëmbimi vjen në një moment kur protesta e studentëve dhe reagimi i PS-së ndaj saj mbeten në qendër të debatit publik. @Cogito.al

Explore more on these topics

1 min read

Comments

Loading comments…