Përshkallëzohet protesta në Durrës, thyhen xhamat e Postës, shoqërohen 25 të rinj, mes tyre 3 të mitur

Protesta e të rinjve në Durrës është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa janë shoqëruar 25 persona, mes tyre tre të mitur, të cilët ndodhen në ambientet e komisariatit të policisë.

Admin
Admin

· Updated

Nis marshimi i studentëve drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjen; “Rama, jepe dorëheqjen!”
Text
16 updates
Key events▾

Latest · Pinned post

13:45Key event

Përshkallëzohet protesta në Durrës, thyhen xhamat e Postës, shoqërohen 25 të rinj, mes tyre 3 të mitur

Protesta e të rinjve në Durrës është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa janë shoqëruar 25 persona, mes tyre tre të mitur, të cilët ndodhen në ambientet e komisariatit të policisë.

Në Durrës, marshimi nisi rreth orës 11:30 në qendër të qytetit, në zonën e sheshit “Liria”. Situata u përshkallëzua kur një grup protestuesish u drejtua drejt filialit të Postës dhe theu xhamat e jashtëm të godinës.

Pas incidentit, forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë grupin dhe shoqëruar disa prej të rinjve. Efektivët dhe punonjës me rroba civile ndoqën protestuesit edhe në rrugicat e qytetit, ndërsa në zonë u krijua kaos në qarkullim.

Sipas raportimeve, 25 të rinjtë e shoqëruar ndodhen në komisariat dhe pritet të dalin përpara gjykatës për vlerësimin e masave të sigurisë gjatë ditës së sotme ose nesër.

Ndërkohë, në qytet vijojnë aktivitetet e zakonshme të fundjavës, me turistë që vazhdojnë turet e tyre, pavarësisht tensioneve të krijuara nga protesta.

Përshkallëzohet protesta në Durrës, thyhen xhamat e Postës, shoqërohen 25 të rinj, mes tyre 3 të mitur

Earlier

13:39Key event

Dhunohet brutalisht shtetasi amerikan në protestë. Flet Avokati: Ka hematoma në kokë e trup!

Avokati mbrojtës i shtetasit amerikan Julian Charles Williams, i cili u dhunua ditën e djeshme nga policia pranë zonës së Piramidës gjatë zhvillimit të protestës, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Avokati ka zbardhur detaje nga ngjarja dhe gjendja shëndetësore e klientit të tij.

Avokati deklaroi se ka bërë kërkesë zyrtare që shtetasi amerikan të vizitohet nga mjekët, pasi paraqet dëmtime të shumta fizike, ndërsa denoncoi sjelljen brutale të forcave të policisë.

“Kemi bërë kërkesë që ai të vizitohet, ka hematoma në kokë, te shpatulla dhe dora e majtë. Është një shtetas amerikan, Julian Charles Williams, dhe ka qenë duke parë dje protestën dhe në këtë kohë i janë vërsulur rreth 8 policë. Kur ai u rrëzua pranë Piramidës, këta e kanë dhunuar në mënyrë brutale dhe çnjerëzore,” u shpreh avokati.

Më tej, mbrojtja e shtetasit amerikan kërkoi masa ndëshkimore jo vetëm për efektivët e përfshirë në dhunë, por edhe për oficerin e policisë gjyqësore që e ka marrë në pyetje në shkelje të procedurave ligjore.

“Ne kërkojmë jo vetëm të bëhet viral momenti, por edhe ata policë që e kanë dhunuar duhet të ndëshkohen, si dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore që e ka marrë në pyetje duhet të ketë masë ndëshkimore, sepse e ka marrë në pyetje në shkelje të ligjit. Sot ai është në dhomat e paraburgimit ku e kam vizituar dhe është në gjendje jo të mirë shëndetësore,” theksoi ai.

Avokati bëri me dije se lidhur me këtë incident është vënë në dijeni edhe përfaqësia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë.

“Kemi kontaktuar edhe Ambasadën e SHBA-së, që na ka udhëzuar se nuk mund të ndërhyjnë në këto momente, por po e ndjekin situatën nga larg. Ai erdhi si turist me të fejuarën, vetëm një ditë më parë. Është mjaft i tronditur,” përfundoi ai.

Dhunohet brutalisht shtetasi amerikan në protestë. Flet Avokati: Ka hematoma në kokë e trup!
Edited
13:34Key event

Policia gjuan protestuesit me plumba gome (VIDEO)

Në një video e siguruar nga vendi i protestës, protestuesit dëshmojnë se policia ka gjuajtur me plumba gome.

Edited
13:16Key event

Tensione dhe përplasje te Ministria e Arsimit/ Policia ndërhyn me ujë me presion për të shpërndarë protestuesit

Situata pranë godinës së Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar në tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Gjatë zhvillimit të tubimit, një grup protestuesish ka tentuar të bllokojë lëvizjen e forcave të rendit duke vendosur një barrikadë të improvizuar përpara autobotit të ujit që ndodhej i stacionuar në zonë.

Për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke hedhur ujë me presion drejt turmës me qëllim shpërndarjen e saj.

Pas ndërhyrjes me autobotin e ujit, protestuesit janë zmbrapsur dhe janë larguar pjesërisht nga zona para ministrisë, ndërsa forcat e rendit kanë marrë kontrollin e perimetrit të sigurisë.

Tensione dhe përplasje te Ministria e Arsimit/ Policia ndërhyn me ujë me presion për të shpërndarë protestuesit
Edited
13:15Key event

“Nëse policët s’kanë frikë nga shefi, ka një Zot lart!/ Ironia e nënës: Jam në protestë që të mbroj fëmijën tim nga shteti!

Një nënë, e cila ka dalë në protestë për të mbështetur vajzën e saj studente, ka përcjellë një mesazh të fortë kundër dhunës ndaj të rinjve.

Në një prononcim për mediat, ajo tha se prindërit nuk duhet t’i lënë fëmijët vetëm në këtë përballje dhe se do të qëndrojnë në krah të tyre deri në fund.

Gruaja ngriti pikëpyetje mbi bazën ligjore të veprimeve të policisë ndaj protestuesve, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta. Ajo tha se ka dalë në shesh për të mbrojtur vajzën e saj dhe të rinjtë e tjerë, pas situatave të dhunshme të ditëve të fundit.

“Kam ardhur të mbroj fëmijën nga shteti. Meqë puna vajti kështu, le të shkojë kështu. Të kenë këta një të ardhme më të mirë se sa ne. Fëmijët tanë nuk po shkelin asnjë ligj e as nen, është e drejtë kushtetuese që ata të protestojnë. Me çfarë baze ligjore po dhunojnë fëmijët?

Këta po i frikësojnë që të mos protestojnë. Por këta protestojnë dhe ju lumtë! Po ka një Zot atje lart. Nëse s’kanë frikë nga shefi, ka një Zot atje lart.

E kam studente vajzën. Kemi ardhur nga ajo frika e djeshme, nga çfarë pamë. Sot kemi dalë të mbrojmë fëmijët tanë me trup dhe shpirt. Dhuna është e papranueshme.

Ne filluam, le ta nisim dhe ta bitisim. Nuk duhet t’i lëmë fëmijët vetëm. Duhet vajtur deri në fund, cilado qoftë rruga e fëmijëve”, u shpreh nëna për mediat.

“Nëse policët s’kanë frikë nga shefi, ka një Zot lart!/ Ironia e nënës: Jam në protestë që të mbroj fëmijën tim nga shteti!
13:13Key event

Zjarr, tym dhe thirrje kundër klasës politike: “Rama n’burg, Berisha n’burg”! Çfarë po ndodh në protestën para Ministrisë së Arsimit

Tensione janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave.

Tensione janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave, duke krijuar re tymi në zonën ku po zhvillohet tubimi.

Mes tymit dhe flakëve, të rinjtë kanë vijuar thirrjet kundër klasës politike, duke brohoritur: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Protesta vijon mes pakënaqësisë së të rinjve ndaj politikës dhe situatës së krijuar gjatë ditëve të fundit, ndërsa thirrjet e tyre drejtohen kundër figurave kryesore politike në vend.

Zjarr, tym dhe thirrje kundër klasës politike: “Rama n’burg, Berisha n’burg”! Çfarë po ndodh në protestën para Ministrisë së Arsimit
13:11Key event

Studentët vendosin barrikada! Tensione para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë u vënë flakën koshave të mbeturinave

Tensione janë shënuar gjatë protestës së të rinjve para Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave, duke përshkallëzuar situatën në zonën ku po zhvillohet tubimi.

Kujtojmë se prej 5 ditësh po mbahen protesta masive në Tiranë dhe në rrethe, ku gjimnazistë dhe studentë janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë largimin e qeverisë.

Studentët vendosin barrikada! Tensione para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë u vënë flakën koshave të mbeturinave
13:10Key event

Tensionohet protesta në Elbasan, shkulen tabelat e sinjalistikës rrugore dhe u vihet flaka koshave të mbeturinave

Protesta e të rinjve, që nisi e qetë për të tretën ditë radhazi, përshkallëzohet gjatë marshimit në bulevard. Pjesëmarrja mbetet e ulët.

Protesta e të rinjve në Elbasan, e cila nisi e qetë, nuk ka vijuar e tillë. Gjatë marshimit në rrugët e qytetit, situata është tensionuar, ndërsa protestuesit kanë shkulur tabela të sinjalistikës rrugore dhe kanë djegur kosha të mbeturinave. Tubimi nisi nga sheshi kryesor i qytetit, ku një grup i vogël të rinjsh u nis përgjatë bulevardit, duke brohoritur në kor thirrjet kundër qeverisë, mes tyre edhe “Rama ik”.

Gjatë marshimit, protestuesit u janë drejtuar edhe qytetarëve që ndodheshin në lokalet përgjatë bulevardit, duke i ftuar t’u bashkohen protestave.

“Çohuni nga kafenetë, bashkohuni me ne!”, ishte thirrja e përsëritur nga të rinjtë gjatë lëvizjes së tyre në rrugët e qytetit.

Megjithatë, pjesëmarrja në protestë vijon të jetë e ulët, ndërsa përshkallëzimi i situatës ka shënuar një ndryshim nga nisja e qetë e tubimit. Protesta në Elbasan zhvillohet për të tretën ditë radhazi, në një klimë mobilizimi dhe tubimesh që kanë përfshirë edhe qytete të tjera të vendit.

Tensionohet protesta në Elbasan, shkulen tabelat e sinjalistikës rrugore dhe u vihet flaka koshave të mbeturinave
13:09Key event

“Jo eksodit të të rinjve!”, mesazhi i fortë që vjen nga protesta, studentët i vënë flakën një valixheje para Ministrisë së Arsimit

Një mesazh ironizues ka ardhur nga protesta e të rinjve para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit i kanë vënë flakën një valixheje, në shenjë kundërshtie ndaj emigrimit të shqiptarëve.

Të rinjtë e kanë cilësuar në mënyrë ironike institucionin si “Ministria e Emigrimit”, duke e lidhur me largimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga vendi.

Përmes këtij veprimi, protestuesit kanë përcjellë pakënaqësinë ndaj situatës në vend dhe detyrimit, siç e perceptojnë ata, të të rinjve për të kërkuar një të ardhme jashtë Shqipërisë.

“Jo eksodit të të rinjve!”, mesazhi i fortë që vjen nga protesta, studentët i vënë flakën një valixheje para Ministrisë së Arsimit
12:55Key event

Koçeku nga protesta: Duhet reformim i partive, PS ka nevojë për zëra kritikë. “JO” dhunës ndaj rinisë!

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka shprehur mbështetjen për protestën e të rinjve, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për demokracinë në Shqipëri.

Në një prononcim për gazetarët, Koçeku u shpreh kundër dhunës policore dhe kritikoi mungesën e mjeteve të identifikimit te civilët e përfshirë në veprime gjatë protestave. Ajo kundërshtoi gjithashtu pretendimet se protesta po dëmton imazhin e Shqipërisë, duke theksuar se partitë politike në vend kanë nevojë për një reformim të thellë.

“Unë asnjë kritikë nuk e marr personale. E mbështes këtë protestë. Është domosdoshmëri për demokracinë tonë. Po ndodh në atë frymë, pasi është paralajmëruar pas katër muajsh protestash paqësore. Akuzat se kjo protestë po dëmton imazhin e Shqipërisë, nuk jam dakord. Partitë politike në Shqipëri kanë nevojë për reformim të thellë. PS-ja ka nevojë për dialog të shëndetshëm dhe ka nevojë për zëra kritikë që e mbështesin këtë protestë. O sot, o kurrë!

E dënoj dhunën policore, është kundër të drejtave të njeriut. Aq më tepër kur bëhet fjalë për civilët, veprimet e tyre dhe mungesën e mjeteve të identifikimit. Mbështes këtë protestë të rinisë”, u shpreh Koçeku.

Koçeku nga protesta: Duhet reformim i partive, PS ka nevojë për zëra kritikë. “JO” dhunës ndaj rinisë!
12:53Key event

Nën tingujt e këngëve patriotike dhe flamurin “Autochthonous”, të rinjtë sfidojnë sistemin dhe dhunën policore

Me këngë patriotike dhe flamuj shqiptarë, të rinjtë kanë vijuar protestën e tyre kundër klasës politike në vend.

Protestuesit mbajnë flamurin “Autochthonous” dhe këndojnë këngë patriotike, duke përcjellë mesazhet e tyre në rrugë.

Protesta zhvillohet në një klimë pakënaqësie ndaj qeverisë dhe kundërshtimi të dhunës policore të raportuar gjatë tubimeve të ditëve të fundit.

Nën tingujt e këngëve patriotike dhe flamurin “Autochthonous”, të rinjtë sfidojnë sistemin dhe dhunën policore
12:50Key event

“Kjo është Ministria e Plagjiaturës”/ Ish-zv.ministri Taulant Muka nga protesta: Ditët dhe orët e Ramës janë të numëruara!

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka marrë pjesë në protestën para Ministrisë së Arsimit, ku ka akuzuar qeverinë dhe sistemin arsimor për promovimin e personave që, sipas tij, kanë kryer plagjiaturë.

Muka e cilësoi institucionin si “Ministria e Plagjiaturës”, duke deklaruar se prindërit janë gjithashtu pjesë e protestës, pasi kanë lënë fëmijët e tyre të protestojnë për të ardhmen.

Ai kujtoi edhe denoncimet e tij të mëparshme për plagjiaturat, duke pretenduar se nuk ishin marrë masa në kohën kur i kishte ngritur këto shqetësime. Muka komentoi gjithashtu qëndrimin e ministres ndaj studentëve dhe protestave, ndërsa në fund të fjalës së tij lëshoi akuza ndaj kryeministrit.

“Kjo është Ministria e Plagjiaturës. S’ka kopjac dhe hajdut që nuk ka lënë pa promovuar ky sistem. Prindërit, në një farë mënyre, janë këtu, sepse kanë lënë fëmijët e tyre që të protestojnë.

Qeveria i kishte vënë zjarrin shtetit. Ishte shtet që kishte poste, por jo letra. Ministrja shqetësohej për ‘like’-t dhe sharjet, dhe jo për studentët. Kur unë zbulova plagjiaturat, nuk donte të merrte masa. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe SPAK sot. Goditja më e fortë që ka qenë është takimi i parë me qeverinë. Dolën tabelat me sharje dhe ‘like’-t që marrin në rrjetet sociale.

Dje i ishte trashur gjuha nga medikamentet antipanik, pasi nuk shqiptonte dot TH dhe DH. Ditët dhe orët e tij janë të numëruara. Rinia është zemra dhe shpirti i këtij kombi”, u shpreh Taulant Muka nga protesta.

“Kjo është Ministria e Plagjiaturës”/ Ish-zv.ministri Taulant Muka nga protesta: Ditët dhe orët e Ramës janë të numëruara!
12:48Key event

“Diaspora po vjen, do ta detyrojmë kryeministrin të japë dorëheqjen”/ Florian Haçkaj: Kallëzim në SPAK për dhunën ndaj të rinjve! Pro qeverisë tranzitore

Aktivisti i diasporës, Florian Haçkaj, në një prononcim për mediat, deklaroi se diaspora do t’i bashkohet protestave, ndërsa paralajmëroi një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Ervin Demo për dhunën e pretenduar ndaj të rinjve.

Haçkaj tha se në kallëzim, sipas tij, ka prova për atë që e cilësoi si veprime të rënda. Ai u bëri thirrje edhe prindërve dhe të afërmve të të rinjve që t’i bashkohen protestës.

“Diaspora po vjen. Kjo këtu është një kallëzim në SPAK për Ramën dhe Demon, për dhunën që ushtrojnë ndaj rinisë. Aty ka prova për gjëra makabre. Mendoj se duhet të vijnë dhe prindërit e këtyre fëmijëve, kushërinjtë e tyre. Do ta detyrojmë Ramën që të japë dorëheqjen.

Unë jam për një qeveri tranzitore dhe më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sot e kisha për të ikur në Zvicër, por e shtyva, se do të vijë edhe diaspora”, u shpreh Haçkaj për News24.

“Diaspora po vjen, do ta detyrojmë kryeministrin të japë dorëheqjen”/ Florian Haçkaj: Kallëzim në SPAK për dhunën ndaj të rinjve! Pro qeverisë tranzitore
12:43Key event

“Rama është i frikësuar, kjo rini nuk është e partive”/ Protestuesi: Kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, Tirana është në kaos

Një protertues i ri, në prononcimin e tij për mediat, e ka cilësuar protestën që po zhvillohet prej pesë ditësh në rrugët e Tiranës si një nga protestat më të bukura që ka parë, duke theksuar se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ai u shpreh se e sheh Ramën të frikësuar, ndërsa akuzoi kryeministrin për mashtrime dhe gënjeshtra. Sipas tij, të rinjtë që janë bashkuar në protestë nuk përfaqësojnë partitë politike, por janë të motivuar nga pakënaqësia ndaj sistemit. I riu kritikoi gjithashtu qeverinë për mënyrën se si, sipas tij, shpërndahen fondet publike, duke pretenduar se ka më shumë para për t’u vjedhur sesa për rritjen e pensioneve dhe pagave. Ai foli edhe për incidentet në Qytetin Studenti, duke pretenduar se personat që shkaktuan dëmet nuk ishin studentë.

“Kjo protestë që ka pesë ditë që po zhvillohet në rrugët e Tiranës është protesta më e bukur që kam parë dhe plot të drejta. Pika kryesore është dorëheqja e Ramës. Ramën e shoh të frikësuar, e shoh edhe te deklaratat e tij. Thotë mashtrime edhe gënjeshtra. Kjo rini nuk është e partive, por është mbushur me mllef që është krijuar nga ky sistem.

Nuk është normale për një vend demokratik kjo që po ndodh. Rama po ushtron dhunë ndaj të rinjve dhe shqiptarëve. Këtu ka mjaftueshëm fonde për të vjedhur sesa për t’u rritur pensionet dhe rrogat. Deputetët e kanë marrë përgjigjen nga ne, i shajnë nga robt. Kjo është rinia e revoltuar. Çfarë kërkon më shumë një kryeministër? Si në rastin e Petro Sances në Spanjë?! Tirana është në kaos. Ngjarjen në Qytet Studenti nuk e kanë bërë studentët.”, tha i riu.

“Rama është i frikësuar, kjo rini nuk është e partive”/ Protestuesi: Kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, Tirana është në kaos
Edited
12:39Key event

“Mos na rrihni fëmijët, po mbroni hajdutët!”/ I riu pësoi dëmtime të rënda nga dhuna e policisë, protestuesi: Të ndëshkohet dhunuesi

Një tjetër protestues, gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, ka kërkuar ndëshkimin e efektivit të policisë që, sipas tij, përplasi një të ri në tokë gjatë protestave.

Protestuesi iu drejtua forcave të rendit me tone të ashpra, duke i akuzuar se po ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve, ndërsa mbrojnë personat që ai i cilësoi si hajdutë.

“Duhet të dënohet polici që përplasi të riun në tokë. Mos na dhunoni fëmijët, mos i prekni. Po mbroni hajdutët”, u shpreh protestuesi.

Kujtojmë se prej 5 ditësh po mbahen protesta masive në Tiranë dhe në rrethe, ku gjimnazistë dhe studentë janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë largimin e qeverisë.

“Mos na rrihni fëmijët, po mbroni hajdutët!”/ I riu pësoi dëmtime të rënda nga dhuna e policisë, protestuesi: Të ndëshkohet dhunuesi
Edited
12:37Key event

“Hiqini kapelet, mendoni për të ardhmen tonë!”/ 16-vjeçari thirrje policisë nga protesta para MA: Mos na dhunoni!

Një 16-vjeçar ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, duke iu drejtuar efektivëve të policisë me thirrjen që të mendojnë për të ardhmen e të rinjve dhe të mos ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

I mituri tregoi se merr pjesë çdo ditë në protestë, pasi kërkon një të ardhme më të mirë. Ai tha se vetë nuk është dhunuar, por disa prej shokëve të tij janë arrestuar dhe mbajtur në komisariat më gjatë nga sa duhej, sipas pretendimit të tij. 16-vjeçari theksoi se bëhet fjalë për të mitur, ndërsa shtoi se prindërit e tij fillimisht nuk ishin dakord që ai të dilte në protestë.

“Hiqeni kapelën! Mendoni për të ardhmen tonë. Jam 16 vjeç dhe vij çdo ditë në protestë. Nuk duam të na rrahin. Kemi bërë pesë muaj protestë. Nuk mjaftonte ajo protestë. Si do të futet ai në BE?

Nuk jam dhunuar, por shokët e mi. Janë arrestuar ata. Janë mbajtur më shumë seç duhet në rajon, janë pyetur, janë të mitur. Prindërit nuk ishin dakord që të dilja. U thashë: ‘Dua të protestoj për të ardhmen time’. I thashë: ‘Do të dal dhe dua një të ardhme më të mirë’.”, tha ai.

“Hiqini kapelet, mendoni për të ardhmen tonë!”/ 16-vjeçari thirrje policisë nga protesta para MA: Mos na dhunoni!
12:35

Nis marshimi i studentëve drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjen; “Rama, jepe dorëheqjen!”

Ka nisur marshimi i studentëve të Mjekësisë në Tiranë, të cilët ndodhen aktualisht në zonën e 9-katësheve dhe po vijojnë lëvizjen drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët pritet të ndalen para godinës së ministrisë, ku do të vijojnë protestën kundër qeverisë.

Thirrja e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, kërkesë që po artikulohet prej ditësh edhe nga protestues të tjerë në kryeqytet dhe qytete të vendit.

Last modified Sat, 17 Oct 2026 13:45 CEST

1 min read

Comments

Loading comments…