Përfundon protesta kundër muzeut hebraik në Vlorë, nis largimi i protestuesve

Ka përfunduar protesta kundër ndërtimit të muzeut hebraik në Vlorë. Pas momenteve të tensionit dhe përplasjeve me policinë, ka nisur largimi protestuesve nga sheshi në qendër të qytetit.

Admin
Admin

Përfundon protesta kundër muzeut hebraik në Vlorë, nis largimi i protestuesve
Text

Protestuesit tentuan të çajnë rrethimin dhe të futen brenda tij, por nuk u lejuan nga forcat e policisë.

Një nga organizatorët e protestës kundër projektit të muzeut hebraik në Vlorë Gëzim Zilja tha se gjykata në Lushnje pezulloi punimet, por sqaron se protestat do të vijojnë pasi kërkohet anulimi në total i këtij projekti. Sipas tij protestat do të vazhdojnë derisa projekti të anulohet.

Avokati përfaqësues i grupit organizator të protestës kundër muzeut hebraik, Ilir Zoto, sqaron vendimin e gjykatës administrative të shkallës së parë në Lushnje për pezullimin e punimeve. Zoto tregon dhe çfarë ndodhi brenda sallës se ku u zhvillua seanca.

Sipas tij betejat ligjore do të vazhdojnë së bashku me protestat deri në anulimin e këtij projekti Avokati kërkon më tepër transparencë në lidhje me projektet që zhvillohen në qytet dhe mos të prekin tjetërsojnë pjesën e historisë siç është edhe muzeu hebraik.

1 min read

Comments

Loading comments…