Rama: RENEA do të dalë sërish, do të ngushtohet rrethi ndaj atyre me maska

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se forcat speciale RENEA do të vijojnë të angazhohen në situatat e tensionuara gjatë protestave, ndërsa deklaroi se do të shtohet presioni ndaj personave të maskuar që përfshihen në përplasjet me policinë.

Admin
Admin

Rama: RENEA do të dalë sërish, do të ngushtohet rrethi ndaj atyre me maska
Text

Gjatë deklaratës së tij, Rama justifikoi përdorimin e plumbave të gomës nga efektivët, duke pretenduar se një prej tyre ishte goditur me një zar çeliku dhe se një tjetër ishte dëmtuar në nofull. Sipas kryeministrit, situata gjatë protestave nuk mund të trajtohet si një aktivitet sportiv, pasi efektivët përballen me kërcënime.

“U gjuajtën me plumb gome sepse efektivi mori zarin e çelikut dhe iu ça nofulla tjetrit dhe shoku në krah e largoi. Nuk bëhet balet aty apo luhet futboll dhe merr faull. RENEA ka detyre të dalë kur ka kërcënim. Del edhe kur luhet ndeshja Shqipëri-Serbi. Doli dhe do të dalë, nuk diskutohet. Do të shtrëngohet rrethoi ndaj atyre me maska, e ka edhe ligji që nuk mund të fshehësh identitetit”, tha ai.

1 min read

Comments

Loading comments…