LiveVendi

Rama i cilëson studentët ‘grupi i zjarrit të paguar’: Të rinj nga periferia po sjellin frymën e terrorit në Tiranë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro sulmoi protestuesit, ndërsa i cilësoi ata si ‘grup zjarri’ i paguar që do të sjellë frymën e terrorit në Tiranë.

Admin
Admin

· Updated

Harron dhunën policore ndaj studentëve / Rama sërish me gurë në dorë: Ky gur përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar
Text
2 updates
Key events▾

Latest · Pinned post

08:41Key event

Rama i cilëson studentët ‘grupi i zjarrit të paguar’: Të rinj nga periferia po sjellin frymën e terrorit në Tiranë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro sulmoi protestuesit, ndërsa i cilësoi ata si ‘grup zjarri’ i paguar që do të sjellë frymën e terrorit në Tiranë.

“Krijohet ideja që këtu po digjet e gjithë Shqipëria, ndërkohë ky është një sulm që orkestrohet nga duar të cilat janë të stërvitura për këtë punë, ushqehet si benzinë nga një zjarr i brendshëm nga aktorë të huaj. Kjo është kuptuar dhe po bëhet çështje e madhe në të gjithë Europën. Këtu ju projektohet qytetarëve një realitet hibrid, është luftë hibride, që funksionon deri në këtë masë pasi bazohet te shqetësime reale. Janë reale shqetësimet për koston e jetesës, për të nesërmen e sigurt, në raport me strehimin, me mundësitë për të pasur më shumë. Në këtë projeksion një nga pikat te e cila insistohet pa pushim, është se policia po dhunon protestuesit, po përdor forcë disproprocionale. Unë kam sjellë këtu një listë të tërë shembujsh për forcën disproprocionale. Ka një fakt shumë të thjesht elementar. Aty ku përdoret forca disprosprocionale, raporti i të lënduarve në anën e policisë dhe të protestuesve, ka më shumë protestues të lënduar, se sa policë. Sot që flasim nuk e kam shifrën konkrete të fundit, por jemi deri afër 200 efektivë policie të lënduar, të plagosur, që kanë shkuar dhe kanë marrë ndihmë në spital dhe jemi diku te 80 të lënduar dhe të plagosur nga ana e protestuesve, më pak se gjysma janë studentë dhe aspak studentë dhe aspak nxënës. Të rinj që i përkasin të ashtuquajturit ‘grup i zjarrit’ të paguar, të sjellë nga periferitë, për të sulmuar dhe sjellë frymën e terrorit. Në Francë, ka më shumë policë të plagosur se sa protestues, apo dhe në Rumani.”, tha ai.

Edited

Earlier

08:38Key event

“Po mbajnë në presion terrori qytetin”, kryeministri nuk reflekton përballë të rinjve: Një grup i studentëve rrezikon të shkëputet nga pjesa e shëndoshë. Secili

Kryeministri Edi Rama foli sot për protestën e studentëve, duke thënë se po mbajnë në një presion terrori qytetin.

Ai tha se duar të huaja duan të destabilizojnë vendin, duke mos reflektuar për shqetësimet e të rinjve.

“Një grusht adoleshentësh po dhunonin një simbol aq kuptimplotë të kulturës dhe historisë tonë. Dhe kjo do të thotë se sipas meje ata nuk e dinë se kush është Gjergj Fishta. Dhe kjo është arsye që ne të gjithë të reflektojmë mbi këtë padije dramatike, në një kohë kur jemi në një front të përbashkët. Mësues, prindër duhet të tregohen të kujdesshëm. Lavdi Zotit pjesë më e madhe e nxënësve është e shëndoshë por rreziku që kjo pjesë tjetër që po shkëputet, të bëhet një pjesë më e madhe është rrezik real dhe aktual me të cilin në duhet të përballemi. Ndaj kemi nevojë të gjithë bashkë të bëjmë reflektim duke tek ju tek eksperienca juaj. Tani drejtoni ju mësuesit, dhe dini ta drejtoni edhe nga këndi i drejtuesit për të rritur edhe cilësinë e shkollës. Ne kemi dakordësuar me ministren dhe këshilltarë dhe idenë që secili prej jush të shkruajë ditarin e këtyre ditëve, që do na vlejë kur këto ditë të reflekton”, tha Rama.

Edited
08:34

Harron dhunën policore ndaj studentëve / Rama sërish me gurë në dorë: Ky gur përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar

Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është liri kushtetuese e pamohueshme. Por këtu flasim për ushtrimin e dhunës, kam marrë përsëri me vete gurë, dhe kur imagjinon peshën që merr kur gjuhen drejt trupave të policisë është armë që mund të shkaktojë tragjedi. Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie dhe përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar dhe marrë në mbrojtje qytetarët, ata që duan të shkojnë në punë apo shkollë”, tha ai.

Last modified Tue, 20 Oct 2026 09:48 CEST

1 min read

Comments

Loading comments…