Balla e Klosi takim me Begajn për datën e zgjedhjeve lokale 2027, opozita refuzon ftesën e Presidentit

Admin
Admin

Balla e Klosi takim me Begajn për datën e zgjedhjeve lokale 2027, opozita refuzon ftesën e Presidentit
Text

Opozita ka refuzuar ftesën e Presidentit, Bajram Begaj për konsultimet lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Në takimin e zhvilluar me kreun e shtetit është paraqitur vetëm kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Po ashtu mësohet se në takim me Presidentin Begaj do te shkojnë edhe përfaqësuesit e Partisë Social Demokrate.

Mungesa e përfaqësuesve të opozitës bëri që konsultimet e Presidentit për datën e zgjedhjeve të zhvilloheshin vetëm me përfaqësuesin e mazhorancës. Ndërkohë në ditët në vijim pritet që Presidenti Begaj të vijojë procedurën për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, e cila do të përcaktohet përmes një dekreti presidencial.

Partia e Lirisë refuzoi sot ftesën e Kreut të Shtetit, ndërsa tre ditë më parë ishte Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, që e cilësoi procesin si një “teatër politik”. Ai deklaroi se Presidenti nuk po përmbush rolin e tij kushtetues dhe nuk po u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve që ndodhen në protestë.

1 min read

Share this story

Comments

Loading comments…