
Zhvillime të pazakonta këtë mbrëmje në Serbi.
Në Beograd, një grup protestuesish hynë në studiot e televizionit proqeveritar Informer, ndërprenë transmetimin dhe u përballën me kryeredaktorin Dragan J. Vučićević, i cili u largua nga studioja.
Më pas, protestuesit u grumbulluan përpara televizionit Pink, ku i priste një kordon policor.
Por lajmi më domethënës vjen nga Novi Sadi.
Në transmetim të drejtpërdrejtë, një prezantues i televizionit publik të Vojvodinës u kërkoi falje qytetarëve për vitet e heshtjes, informimit të njëanshëm dhe mungesës së gazetarisë kritike.

Tre zhvillime që tregojnë se kriza politike në Serbi po prek drejtpërdrejt edhe mediat.
Një detaj tjetër interesant: pronari i TV Pink, Željko Mitrović, është një nga katër biznesmenët e lidhur me pushtetin e Vuçiçit, për të cilët kongresmeni amerikan Joe Wilson ka kërkuar sanksione.
Read also:
Plani për vjedhjen e madheNdërkohë, Lista Studentore ka premtuar hetimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, rishikimin e kontratave klienteliste dhe kthimin në buxhet të fondeve dhe aseteve publike të përvetësuara.
Protesta kundër propagandës është legjitime. Hyrja me forcë në redaksi dhe pengimi i punës së gazetarëve janë një cak që nuk duhet kaluar.

Për Shqipërinë, ku marrëdhëniet mes pushtetit, biznesit dhe medias janë gjithashtu në qendër të debatit publik, zhvillimet në Serbi ngrenë dy pyetje:
Çfarë ndodh me oligarkët kur ndryshon pushteti, por kontratat, pronat dhe faturat mbeten?
...dhe çfarë ndodh me gazetarinë kur kujtohet për misionin e saj vetëm pasi ndryshon pushteti?
---
Kujdes! Ky është artikull ekskluziv i Cogito.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Cogito.al, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Explore more on these topics

Most viewed in Opinion
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
More from Opinion

Most viewed in Opinion
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related: Opinion

“Radiostacioni” i Beogradit!
Mentor Kikia


Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
Lutfi Dervishi

Plani për vjedhjen e madhe
Thoma Gëllçi
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10













Comments
Loading comments…