
Një koncert për të ndihmuar Lasgush Poradecin
Në janar-shkurt të 1929 studenti dhe poeti i njohur shqiptar gjendej i sëmurë dhe në kushte të vështira financiare në Austri. Kjo situatë dhe vlerësimi që ai gëzonte në qarqet intelektuale dhe patriotike shqiptare, u prit me indinjatë.

Në janar-shkurt të 1929 studenti dhe poeti i njohur shqiptar gjendej i sëmurë dhe në kushte të vështira financiare në Austri. Kjo situatë dhe vlerësimi që ai gëzonte në qarqet intelektuale dhe patriotike shqiptare, u prit me indinjatë. Me iniciativën e veteranit të njohur të çështjes kombëtare, Thoma Avrami, i cili ishte drejtor shkolle, në Korçë u shpërnda lajmi se do të organizohej një koncert për të ndihmuar poetin Lasgush Poradeci. Në këtë koncert, do të këndonin kore djemsh dhe vajzash të shkollave të përgatitur posaçërisht dhe të dirigjuar prej mësuesve të muzikës Jorgji Kroji dhe Pandeli Bogatini. Gjithashtu do të merrte pjesë edhe banda e Bashkisë e ndodhta edhe mandolinata e shoqërisë muzikore “Lyra”.
Për përgatitjen e këtij koncerti, mirëbërës të ndryshëm po jepnin një ndihmë aktive, veçanërisht drejtori i shkollës fillore Nr. 1, Gjini Katundi. Provat e nxënësve filluan prej disa ditësh dhe koncerti do të jepej së shpejti në kinema “Mazhestik”. Nga ana tjetër edhe anëtarët e korit mikst të dirigjuar prej profesorit të muzikës Sotir Kozmo, me qëllim që të mblidhnin ndihma për Lasgushin vendosën që të jepnin një sërë koncertesh në qytetet më me rëndësi të Shqipërisë./Cogito/
Read also:
Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së studentëve në TiranëKy është artikull ekskluziv i Cogito.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Explore more on these topics

Most viewed in Opinion
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
More from Dosier

Related: Dosier
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10











Comments
Loading comments…