
NDALOHET KALIMI ME DUAR NË XHEPA
Thoma Gëllçi
“TVSH-ja është një taksë konsumi, ndaj ulja e saj në 6% do të çonte në uljen e çmimeve të produkteve të konsumit, duke përfituar kështu më së shumti shtresat e varfra. Kjo masë do të rrisë konsumin, do t’i japë frymëmarrje biznesit dhe ekonomisë.”
Sa mirë ! Ulim TVSH-në, ulen çmimet, rritet konsumi, lulëzon biznesi dhe fitojnë të varfrit! Por problemi është se ekonomia nuk funksionon si shkencë universale ku dy plus dy bëjnë katër, edhe tre minus 1 bëjnë dy . Në ekonomi, ulja e një takse nuk përkthehet automatikisht në uljen e çmimit, Reflektimi i ndryshimit të taksave në çmim përcaktohen nga konkurrenca, fuqia e tregut, elasticiteti i kërkesës, edhe nga sjellja e njerëzve që marrin vendimet ekonomike.
Ekonomia është shkencë kontekstuale. Dhe konteksti shqiptar, me problemet e konkurrencës dhe përqendrimit të tregjeve, nuk mund të injorohet.
Në studimin “What Goes Up May Not Come Down”, ekonomistët Youssef Benzarti, Dorian Carloni, Jarkko Harju dhe Tuomas Kosonen analizuan transmetimin e ndryshimeve të TVSH-së në çmimet e konsumit në tregjet europiane.

Rezultati ishte veçanërisht domethënës: rritjet e TVSH-së transmetoheshin te çmimet shpejt edhe plotësisht tek cmimet ndërsa ulja. Sipas vlerësimeve të cituara në studim, vetëm rreth 13% e uljes së TVSH-së reflektoheshin në çmime ndërsa rritjet e TVSH-së transmetoheshin plotësisht tek konsumatorët.
Me fjalë të tjera, kur shteti ul TVSH-në, një pjesë e konsiderueshme e përfitimit mund të mbetet te biznesi. Kur shteti e rrit TVSH , konsumatori ka shumë më tepër gjasa ta paguajë të plotë rritjen. Dhe studimi flet për tregje europiane, ku konkurrenca është përgjithësisht më e zhvilluar dhe institucionet e mbikëqyrjes së tregut më të konsoliduara.
Në tregjet tona ku pjesa dërmuese e janë oligopol edhe disa operatorë kanë fuqi të konsiderueshme për të përcaktuar çmimet, mekanizmi i transmetimit të uljes së tvsh-së mund të jetë edhe më i dobët ndërsa rritja e saj mund të multiplikohet.
Read also:
Plani për vjedhjen e madheNëse paketa fiskale për vitin 2027 parashikon uljen e TVSH-së në 6% për produktet ushqimore, por njëkohësisht rritjen e normës standarde në 21% për mallrat dhe shërbimet e tjera, atëherë kemi një paradoks fiskal. Me njërën dorë ulet taksa mbi bukën, me tjetrën mund të shtrenjtohet energjia dhe transporti që nevojiten për ta prodhuar dhe për ta çuar atë në dyqan.
Paketa fiskale bëhet edhe më kontradiktore nëse përfshin uljen e pragut të regjistrimit për TVSH, rritjen me dy përqind të tatimit mbi fitimin dhe rritjen e tatimit mbi dividendin me 7 përqind. Ulja e pragut të TVSH-së mund të sjellë më shumë biznese në sistemin e deklarimit dhe administrimit të kësaj takse, duke shtuar kostot e përputhshmërisë fiskale.

Rritja e tatimit mbi fitimin zvogëlon fitimin neto të bizneseve, ndërsa rritja e tatimit mbi dividendin prek kthimin që marrin pronarët nga kapitali i investuar. Edhe pse këto masa nuk përkthehen mekanikisht në rritje çmimesh, mund të ndikojnë vendimet për investime, punësim, formalizim edhe padyshim do të reflektohen në çmimformimin.
Atëherë, si mund t'i premtohet biznesit frymëmarrje ekonomike, kur njëkohësisht i shtohen detyrimet dhe kostot fiskale, dhe si mund t'u premtohet qytetarëve ulje e kostos së jetesës, pa analizuar se kush do t'i përballojë realisht rritjen e taksave me 150 milionë euro .......
Qeveria premton se do të na ulë koston e jetesës duke ulur një taksë dhe duke rritur disa të tjera. Në fund, biznesi do të bëjë llogaritë e veta, konsumatori do të paguajë faturën dhe qeveria do të numërojë sukseset.
Historikisht në paketat fiskale ulja e çmimeve është premtim, ndërsa rritja e taksave është vendim. Në këtë paketë me njërën dorë qeveria të jep, me tjetrën të merr; të dyja duart janë të qeverisë. Xhepave të qytetarëve u mbetet vetëm të paguajë 150 milionë euro taksa shtesë , me të cilat do të financohet Kayo kuptohet siç dëshiron Roni, pa proçedura prokurimi!

@Facebook, I.B.

Most viewed in Opinion
More from Opinion

Most viewed in Opinion

Thoma Gëllçi

Lutfi Dervishi

Mentor Kikia

Ditmir Bushati

Thoma Gëllçi

Enver Robelli


Mentor Kikia

Comments
Loading comments…