
Ligji i ri i turizmit/ Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, zbardhen gjobat
Qytetarët që japin apartamente me qira afatshkurtër (përmes Airbnb apo Booking) do të detyrohen të pajisen me kod unik regjistrimi përpara se të publikojnë ndonjë njoftim online. Masa është pjesë e një projektligji të ri për turizmin, që qeveria ka hedhur për konsultim publik.

Sipas draftit, regjistrimi i detyrueshëm i apartamenteve, vilave apo dhomave do të realizohet nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania.
"Njësitë akomoduese për qëndrime afatshkurtra regjistrohen, përpara fillimit të ushtrimit të veprimtarisë, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania dhe pajisen me kod unik regjistrimi,"thuhet në projektligj.
Pasi të kryhet kjo procedurë, sistemi do të gjenerojë një kod unik regjistrimi, i cili duhet të afishohet detyrimisht në çdo ofertë, reklamë apo publikim në platformat elektronike të ndërmjetësimit dhe rezervimit.

Përveç kësaj, pronarët do të jenë të detyruar të kryejnë regjistrimin elektronik të klientëve dhe të raportojnë çdo muaj të dhënat statistikore si numri i vizitorëve, netët e qëndrimit, shtetësia dhe mosha e tyre.
Read also:
Korridorin VIII/ Rritet me 100 milion Euro kostoja e rrugës Elbasan-Qafë ThanëSanksione për ata që nuk regjistrohenSipas projektligjit, qytetarët që japin me qira afatshkurtër prona pa u regjistruar dhe pa marrë çertifikatën përkatëse të kategorizimit do të përballen me gjoba. Këto gjoba variojnë nga 20 deri në 50 mijë lekë për ata që kanë nga 1 deri në 5 dhoma, si dhe 100 mijë lekë për ata që kanë nga 6 deri në 15 dhoma.

Nga ana tjetër, gjoba deri në 100 mijë lekë do të ketë edhe për mosdeklarimi e të dhënave statistikore, pra nëse nuk raportohen çdo muaj elektronikisht të dhënat e klientëve (numrin e vizitorëve, netët e qëndrimit, shtetësinë, moshën etj.).
Nëse e njëjta shkelje administrative përsëritet brenda një periudhe 12-mujore, masa e gjobës mund të shkojë deri në dyfishin e kufirit maksimal të parashikuar.
Të gjitha këto gjoba vendosen nga struktura përgjegjëse e inspektimit të turizmit dhe të ardhurat shkojnë 100% në Buxhetin e Shtetit.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10











Comments
Loading comments…