Zgjedhjet vendore 2027, presidenti Begaj thërret partitë! Ja kur caktohet data

Presidenti Bajram Begaj, ka ftuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare në një takim konsultues më 30 tetor, ku në fokus do të jetë përcaktimi i datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Admin
Admin

Zgjedhjet vendore 2027, presidenti Begaj thërret partitë! Ja kur caktohet data
Teksti

Në konsultime janë ftuar të gjitha partitë politike që kanë përfaqësues në Kuvend. Pas përfundimit të takimeve, Presidenti pritet të nxjerrë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve, në përputhje me afatet e parashikuara nga ligji.

Sipas afatit të përcaktuar, Begaj duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve vendore jo më vonë se 7 nëntori.

Konsultimet me grupet parlamentare përbëjnë hapin paraprak drejt përcaktimit zyrtar të datës kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…